Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Tronditje në gjyq, akuzat ndaj Diddy-t nuk vlejnë më!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Tronditje në gjyq, akuzat ndaj Diddy-t nuk vlejnë më!
Yjet

Tronditje në gjyq, akuzat ndaj Diddy-t nuk vlejnë më!

Written by:
Prive
Last updated: 28 Gusht, 2025
Share

Dy muaj pasi u shpall kryesisht i pafajshëm në gjyqin e madh penal kundër tij, reperi dhe producenti i njohur amerikan ka marrë një tjetër fitore ligjore.

Një gjykatës në Manhattan hodhi poshtë një padi civile që e akuzonte atë për përdorim të drogës dhe abuzim seksual ndaj një 23-vjeçari në një afterparty në vitin 2015.

Gjykata vendosi se çështja ishte paraqitur shumë vonë dhe kishte kaluar afatin ligjor si sipas ligjit të Nju Jorkut, ashtu edhe atij të Kalifornisë:


“Pasi padia është e vonuar sipas të dy ligjeve, ajo duhet të pushohet për të gjithë të paditurit,” thuhej në vendim.

Avokati i paditësit anonim, Tony Buzbee, deklaroi për Billboard se ky nuk është fundi i çështjes:


“Nuk do ta quaja një fitore për z. Combs. Ne nuk do ta lejojmë atë të shmangë gjykimin për meritat e çështjes vetëm për një teknikalitet,” u shpreh ai, duke paralajmëruar se padia do të rihapet në Kaliforni.

Ky është vendimi i dytë i madh ligjor në favor të Diddy-t pas shpalljes së pafajësisë në gjyqin penal. Vetëm pak ditë më parë, një gjykatës federal hodhi poshtë edhe një padi prej 60 milionë dollarësh të ngritur nga Sara Rivers, ish-konkurrente e “Making the Band 2”, me argumentin se ishte paraqitur shumë vonë.

Megjithatë, Diddy ende përballet me dhjetëra padi të tjera të hapura paralelisht me procesin penal.

Muajin e kaluar ai u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut seksual dhe “RICO”, por u dënua për dy akuza lidhur me prostitucion ndër-shtetëror. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në pritje të dënimit që do të jepet në tetor, ku rrezikon disa vite burg.

Padia e fundit, e rrëzuar nga gjykata, kishte akuzuar Combs se kishte droguar dhe abuzuar me një artist të ri që po ndiqte karrierën si reper, në një festë pas koncertit në Los Anxhelos. Por gjykatësi theksoi se padia duhej të ishte ngritur brenda 5 viteve, dhe ligji i vitit 2019 që e zgjati afatin në 20 vite nuk mund të zbatohej prapaveprueshëm.

Avokati i paditësit konfirmoi se do të vazhdojnë betejën ligjore në një gjykatë tjetër në Kaliforni, ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Jeux De Casino
Next Article E pyesin për fëmijë, Iliriana emocionon me përgjigjen
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

BotaYjet

‘Luftë’ mes Taylor Swift dhe Beyoncé? Historia pritet të shkruhet!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve që do të transmetohet…

Writen by
Prive
7 Gusht, 2025
Yjet

Leo, gati këngën dedikim për Lelën

Lela dhe Leo janë një nga çiftet më të…

Writen by
Prive
20 Maj, 2025
Yjet

Astrologjia e thotë: Çfarë do të ndryshojë në jetën tënde sot?

Horoskopi ditor i shenjës suaj të horoskopit për të…

Writen by
Prive
26 Shkurt, 2025
Yjet

Shpati s’heq dorë nga Selvija, befason me veprimin

Muaj pas ndarjes së shumëpërfolur, këngëtari i njohur Shpat…

Writen by
Prive
5 Nëntor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?