Një eksperte e leximit të buzëve ka ndarë mendimet e saj mbi bisedën që ndodhi gjatë finales së FIFA Club World Cup, ku Donald Trump iu bashkua ekipit të Chelsea FC për të festuar fitoren e tyre.
Chelsea arriti suksesin të dielën (13 korrik), me presidentin e SHBA-ve që shikonte ndeshjen kundër Paris Saint-Germain në stadiumin MetLife në New Jersey.
Pas përfundimit të lojës me rezultatin 3-0 për Chelsea-n, Trump iu bashkua presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për të marrë trofeun e ndritshëm dhe për ta çuar atë te skuadra, përfshirë kapitenin Reece James.
Presidenti ia dorëzoi trofeun skuadrës, por ndërsa Infantino u largua nga pamja, Trump qëndroi pranë ekipit ndërsa ata hidhnin e brohorisnin nga gëzimi — çka çoi në një moment që shumë shikues e përshkruan si “jashtëzakonisht turpërues”.
Pas këtij momenti të sikletshëm, ekspertja e leximit të buzëve, Nicola Hickling, dha një përshkrim të bisedës që ndodhi në emër të OLBG.
Ajo shpjegoi se ylli i ekipit, Cole Palmer, dukej “dukshëm i hutuar” nga vendimi i Trump për të qëndruar me ekipin gjatë ngritjes së trofeut, duke u kthyer dhe pyetur: “Mund t’i thuash të lëvizë pak anash?… prit, çfarë po ndodh?”
Hickling më pas shprehu bindjen se Trump “donte të mbante trofeun bashkë me Reece James”, duke bërë që James t’i thotë: “E kam unë këtë.”
James më pas kthehet nga Robert Sánchez dhe, sipas Hickling, i thotë: “Në fakt është i rëndë.”
Pastaj Trump, duke folur me Sánchez, thuhet se thotë: “Çfarë? Hajde, le ta bëjmë.”
Në atë moment, Sánchez bën një hap përpara me atë që Hickling e përshkruan si “një gjest qetësues dhe udhëzues,” duke thënë: “Me numërim deri në tre, hajde, hajde.”
Pas ndeshjes, Palmer pranoi në një intervistë se ishte zënë në befasi nga veprimet e Trump gjatë festës së trofeut, duke thënë:
“E dija që do ishte aty, por nuk e prisja që të ishte në podiumin ku ngremë trofeun. Kështu që u hutova pak.”
Ky moment i sikletshëm nuk ishte i vetmi gjatë finales, pasi sipas The Guardian, presidenti amerikan u fishkëllua nga një pjesë e publikut kur u shfaq në ekranet gjigante gjatë ndeshjes.
Eksperti i gjuhës së trupit, Darren Stanton, e analizoi sjelljen e Trump dhe tha se ajo dukej “e pandershme” dhe jo autentike:
“Ai ka një buzëqeshje të rreme, si një maskë, pothuajse si një baba në një dasmë që përpiqet të tregojë gëzim, por ndjehet si peshk jashtë ujit.”
“Trump bën këto gjeste me grusht dhe kërcehet lart e poshtë. Mendoj që ai përpiqet me çdo kusht të përfshihet në emocionin e momentit, por nuk duket aspak i sinqertë.”/Prive By liberta Spahiu