Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: U bë virale për shtatzëninë e saj por askush s’e dinte çfarë po fshihte pas barkut
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > U bë virale për shtatzëninë e saj por askush s’e dinte çfarë po fshihte pas barkut
Prive Bruto

U bë virale për shtatzëninë e saj por askush s’e dinte çfarë po fshihte pas barkut

Written by:
Prive
Last updated: 22 Tetor, 2025
Share

Një histori e pabesueshme ka tronditur opinionin publik në Britani, pasi 22-vjeçarja nga Skocia, Kira Cousins, u zbulua se kishte sajuar të gjithë shtatzëninë e saj – nga barku i rremë deri te “foshnja” që në fakt ishte një kukull silikoni.

Who Is Kira Cousins? Scottish 'Mom' Who Faked Her Pregnancy and Baby Speaks Out About Hoax

Gjatë muajve të fundit, Kira kishte ndarë me ndjekësit çdo moment të “pritjes së ëmbël”: foto me barkun që rritej, ekografi të falsifikuara dhe madje një ceremoni “gender reveal” për vajzën e saj të supozuar, që e quante Bonnie-Leigh Joyce.

Në momentin kur “lindi”, ajo publikoi foto të një të porsalindure me fytyrë engjëllore, pa e ditur askush se bebi ishte një kukull e tipit “reborn doll” – aq realiste saqë i mashtroi edhe më të afërmit e saj.

Por historia mori një kthesë edhe më të errët kur Kira u tha miqve dhe familjarëve se foshnja kishte vdekur nga një defekt në zemër. Rrjeti u mbush me mesazhe ngushëllimi, dhe njerëzit që e njihnin ndanë lot e fjalë të ndjera për vajzën që “kishte humbur fëmijën”.

E vërteta u zbulua kur nëna e saj gjeti kukullën në dhomë dhe përballi të bijën. Rrjeta shpërtheu dhe pas presionit publik, Kira pranoi gjithçka duke publikuar një ndjesë publike në internet:

“E di sa keq është ajo që kam bërë. E kam prishur keq. Nuk dija si të ndalesha sapo e nisa. Nuk kam asnjë justifikim. Nuk isha në gjendje të mirë mendore, por kjo nuk e bën atë që bëra të pranueshme. E di që kjo do të më ndjekë për një kohë të gjatë dhe se ndoshta kam humbur miq që nuk do t’i rikthej kurrë.”

Ajo iu drejtua edhe mikeshës së saj më të afërt, Neave, që kishte besuar çdo gjë:

“Neave, më vjen shumë keq. Ti ishe aty për mua gjatë gjithë kohës. Qave nga gëzimi, më ngrite kur isha poshtë, më besove çdo fjalë. Nuk e meritoje të të gënjeja në atë mënyrë.”

Reagimi i saj nuk ka arritur ta zbusë zemërimin e publikut. Qindra komente e kanë cilësuar rastin si “një mashtrim të sëmurë emocional”, ndërsa shumë gra që kanë kaluar humbje reale shtatzënieje janë ndier të fyer dhe të tronditura.

Pas skandalit, Kira është zhdukur nga rrjetet sociale dhe raportohet se po ndjek terapi psikologjike. Një histori që tregon kufijtë e errët të etjes për vëmendje në epokën e internetit, ku realiteti shpesh humbet nën hijen e një “postimi perfekt”. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article La të nënkuptohej se ka fjetur me të, Edi i kërkon falje publike Xhenetës
Next Article Xhensila ka një fjalë për Ledrin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Pyetja e rëndë që Naim Murseli bëri në gjykatë

Seanca e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së…

Writen by
Prive
6 Tetor, 2025
Prive Bruto

10 mami shtatzënë në të njëjtën kohë

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është shënuar një ngjarje e…

Writen by
Prive
14 Shtator, 2025
Prive Bruto

Ky është bari që po e nxjerr prej loje Ozempic-un

Prej kohësh, Ozempic ishte ilaçi më i përfolur për…

Writen by
Prive
11 Shtator, 2025
Prive Bruto

Tetori rozë nis sot: Ja çka duhet të dini për shëndetin tuaj

Sot, më 1 tetor, nis Muaji i Ndërgjegjësimit për…

Writen by
Prive
1 Tetor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?