Mbrëmjen e djeshme, në Romë u zhvillua dasma e Kidës dhe Ajbit, e cila mblodhi një numër të madh të emrave të njohur të estradës shqiptare.
Në mesin e të ftuarve ishin artistë si Ermal Fejzullahu, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Dhurata Dora e shumë të tjerë, të cilët iu bashkuan çiftit në këtë ditë të veçantë.
Atmosfera e dasmës duket se ka qenë e jashtëzakonshme, teksa momentet nga festa janë ndarë edhe në rrjetet sociale.
Një prej tyre e ka publikuar Dhurata Dora në Instagram Story, ku shihet duke vallëzuar së bashku me Yll Limanin nën ritmet e muzikës popullore shqiptare.
Ylli e ka ripostuar videon në profilin e tij, duke bërë shaka me Dhuratën për një tjetër projekt muzikor mes tyre.
“Një EP veç me këngë t’dasmave, për shembull”, ka shkruar ai me humor.
Dyshja publikoi një EP të përbashkët me pesë këngë para dy vitesh.
Nisur nga kjo, duket se Ylli po sugjeron me shaka një tjetër EP, por kësaj here me një koncept krejt ndryshe – këngë popullore shqiptare dhe atmosferë dasmash.
Mbetet të shihet nëse kjo ide do të mbetet vetëm një shaka mes dy artistëve apo do të shndërrohet një ditë në një projekt të vërtetë muzikor.
/Prive By Liberta Spahiu


