Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ylli i realitetit humb 245 kilogramë, ndan sekretin me ndjekësit
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Ylli i realitetit humb 245 kilogramë, ndan sekretin me ndjekësit
Yjet

Ylli i realitetit humb 245 kilogramë, ndan sekretin me ndjekësit

Written by:
Prive
Last updated: 26 Korrik, 2025
Share

Tammy Slaton, një nga figurat më të njohura të televizionit ‘reality’, është bërë kryefjalë sërish pas transformimit të saj mbresëlënës, duke humbur mbi 540 lb, (rreth 245 kilogramë) që nga fillimi i udhëtimit të saj në vitin 2020.

E njohur për rolin e saj në serialin “1000-Lb Sisters” në TLC, Tammy dhe motra e saj Amy nisën dokumentimin e betejës së tyre me obezitetin ekstrem, me një peshë të kombinuar mbi 1000 lb. Tammy, në kulmin e saj, peshonte 725 lb (rreth 330 kg) dhe kishte nevojë për tub oksigjeni për të marrë frymë.

Tani, në moshën 38-vjeçare, Tammy jo vetëm që ka humbur rreth 500 lb përmes përpjekjeve të mëdha dhe operacionit gastrik të kryer në korrik 2022, por ka realizuar së fundmi edhe një tjetër hap të rëndësishëm: operacionin për heqjen e lëkurës së tepërt.

TLC publikoi një klip tronditës dhe emocionues, ku shihet Tammy dhe familja e saj duke u përgatitur për operacionin – një procedurë që zgjati rreth 30 minuta dhe përfshiu heqjen e 15 lb (rreth 7 kg) lëkurë të tepërt nga fytyra, qafa, krahët dhe barku i saj. Kirurgu shpjegon se nuk u hoqën yndyra, por vetëm lëkurë, e cila, sipas tij, do të mbulonte një sipërfaqe prej më shumë se tre metra katrorë.

Pamjet e operacionit janë të detajuara dhe tregojnë kompleksitetin e procedurës. Pas ndërhyrjes, Tammy përjeton për herë të parë pamjen e re të trupit të saj – duke parë një pjesë të mesit që nuk e kishte parë kurrë më parë dhe një vijë qafe tërësisht të re. “Do të më duhet pak kohë për të mësuar të shoh veten kështu,” tha ajo e emocionuar pas rikuperimit.

Udhëtimi i saj nuk ka qenë i lehtë. Tammy është përballur me varësinë ndaj ushqimit, ka bërë disa qëndrime në qendra rehabilitimi dhe ka përjetuar humbjen e bashkëshortit të saj, Caleb Willingham, në vitin 2023, në moshën 40-vjeçare.

Megjithatë, ajo arriti të humbte aq peshë sa të kualifikohej për operacionin bariatrik, dhe tashmë, pas një transformimi të plotë, ajo ndan me botën besimin dhe emocionet e saj. “E kam humbur tre versione të vetes time,” tha ajo për Ezell Film Company. “Kur i shikoj fotot e mia të tanishme, mendoj: wow.”

Në një intervistë për revistën People, Tammy rrëfeu emocionet e forta përpara operacionit të fundit: “Natën para operacionit, isha tmerrësisht e frikësuar. Ishte më frikësuese se operacioni gastrik, sepse këtë herë po prisnin të gjithë barkun.”

Sot, Tammy Slaton është më e fortë se kurrë, duke u bërë një frymëzim për qindra mijëra njerëz në mbarë botën që përballen me sfida të ngjashme.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Tani e tutje, kjo është lidhja familjare e Teuta Rugovës me Agnesa Vuthajn
Next Article ‘Wow’ kjo është kënga e re e Feros!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Gjesti do përjashtohet të shtunën? Çka fshihet prapa historisë së thikave?

Gjesti bëri mbrëmë një nga ato gjestet që se…

Writen by
Prive
27 Shkurt, 2025
Yjet

Ndërron jetë gjyshi i këngëtarit Labinot Rexha

Një lajm i hidhur ka ardhur sot për familjen…

Writen by
Prive
20 Janar, 2026
Yjet

Elvana Gjata në telashe me vizën amerikane?

Këngëtarja Elvana Gjata, kishte planifikuar që të mbante disa…

Writen by
Prive
9 Mars, 2025
Yjet

Këngëtarja shqiptare po i kthehet muzikës

Pas një pauze të gjatë në skenën muzikore, Erzana…

Writen by
Prive
20 Shtator, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, ja kur del para gjykatës
12 Mars, 2026
Pas 15 vitesh, ribashkohen “Sulltan Sulejmani dhe Hyrremi”
12 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?