Elton Ilirjani e përmbylli këtë sezon të New York Fashion Week me një prezencë të spikatur, duke marrë pjesë në pesë shfaqje dhe duke sjellë në secilën prej tyre një interpretim të veçantë të stilit.

Ky sezon shënoi një tjetër rikonfirmim të tij si supermodel, përmes pesë daljeve që sollën pesë qasje të ndryshme estetike në pasarelat e New York-ut.

Rrugëtimi nisi me Poet-Lab dhe koleksionin “REMEMBER”, i cili përfshiu edhe një dedikim për Parashqevi Simakun.

Më pas, Ilirjani u shfaq në Maison de Arabasque dhe Malan Breton, ku spikati me një look me frymë kauboj.

Në “Story Wear Continues”, nga një prej stilistëve më të njohur të skenës së modës në Tajvan, ai u përshtat me një tjetër univers estetik, duke vijuar kështu serinë e daljeve të tij gjatë këtij sezoni.

Finalja erdhi në ditën e fundit të NYFW, me TARMAFIA, stilistin me bazë në Bangkok, në kuadër të shfaqjes “One Night in Bangkok”.

Dalja e Ilirjanit u prit me ovacione, brohoritje dhe reagime të forta nga publiku, ndërsa ai u cilësua si “the star of the show”.


Pesë shfaqje, pesë estetika dhe një finale mes ovacionesh në qytetin që Elton Ilirjani vazhdon ta quajë shtëpi: New York.
/Prive By Liberta Spahiu




