Një nga çiftet më të qëndrueshme dhe më të dashura për publikun shqiptar, reperi i njohur Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa, po festojnë një përvjetor shumë të veçantë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gresa ka kujtuar rrugëtimin e tyre të gjatë të dashurisë, duke ndarë me ndjekësit një kujtim të çmuar nga fillimet e tyre.
Në profilin e saj në Instagram, Gresa ka publikuar një fotografi të vjetër nostalgjike, ku dyshja shfaqen mjaft të rinj, të buzëqeshur dhe të përqafuar me njëri-tjetrin. “Gëzuar 14 vite së bashku”, ka qenë mbishkrimi që ajo ka zgjedhur për të shoqëruar këtë imazh të rrallë.

Vitet kanë kaluar, por dashuria e tyre vetëm sa është fortësuar.
Sot, Festimi dhe Gresa janë prindër të lumtur të tre fëmijëve: dy vajzave dhe një djali, duke kurorëzuar kështu në mënyrën më të bukur historinë e tyre 14-vjeçare. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


