Finalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, Rozana Radi, ka ndarë një postim të ndjerë në Instagram, ku ka falënderuar publikun, autorët e programit dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij spektakli madhështor.
Në postimin e saj, Rozana shkruan:
“Përulem para publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur me emocione të bukura.”
Por Rozana nuk harron të shtojë edhe një dozë humori tipik prej saj – me një shaka që i bëri të gjithë ndjekësit të qeshin:
“Po kërkoj mikrofonin nëpër trup,” – thotë ajo, duke iu referuar vesit që shumë ish-banorë kanë pasi dalin nga shtëpia më e famshme në vend. Kujtojmë që Rozana u penalizua disa herë brenda shtëpisë për mosvendosjen e mikrofonit, ndaj mesa duket kjo është bërë tashmë një “sindromë post-Big Brother” për këngëtaren.
Radi gjithashtu ka falënderuar producenten Sara Hoxha dhe moderatorin Ledion Liço për përfshirjen në këtë eksperiencë të paharrueshme, duke e quajtur “një udhëtim të mbushur me emocione të forta”. Nëvazhden e falendrimeve nuk mungoi as Lori Hoxha, për të cilën tha:
“Je pjesë e një treni që nuk ndalet!”
Kujtojmë se Rozana, pas daljes së saj, ka thënë që, me të dalë, do të shijojë kohën me familjen, do të fillojë të bëjë një fëmijë dhe të kthehet te arti, aty ku i pushon shpirti. Ajo ka përmendur edhe një emision, që mesa duket do të jetë në shtëpinë e madhe të Top-Medias.
View this post on Instagram