Aktorja Monika Lubonja ka publikuar videon e parë në Instagram pas qarkullimit të materialeve intime të Adi Hilës, në të cilat shfaqej edhe ajo.
Videoja e fundit e Lubonjës ka tërhequr vëmendjen për shkak të mesazhit që përcjell përmes saj.
“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, dëgjohet të thotë aktorja në video.
Shprehja e saj vjen në një periudhë kur emri i saj është përmendur gjerësisht në rrjetet sociale, duke lënë vend për interpretime nëse bëhet fjalë për një mesazh që lidhet me zhvillimet e fundit apo thjesht për një shprehje të përdorur në kuadër të videos promovuese.
Kujtojmë se, pas qarkullimit të materialeve intime në rrjetet sociale, Lubonja reagoi përmes një deklarate të publikuar në Instagram, ku foli për cenimin e privatësisë dhe besimit të saj.
Aktorja bëri të ditur se nuk kishte pasur dijeni për filmimin dhe nuk kishte dhënë pëlqimin për publikimin e materialeve. Për më tepër, ajo njoftoi se i ishte drejtuar gjykatës, duke e çuar çështjen në rrugë ligjore.
Me publikimin e videos së re, Monika shfaqet sërish në Instagram, ndërsa mesazhi i saj mund të interpretohet si një kujtesë se vëmendja e publikut kalon me kohën. Megjithatë, ajo nuk ka sqaruar nëse kjo ishte domethënia që synonte të përcillte. /Prive By LS
View this post on Instagram


