Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: “Naimi e ka mbajt për dore Liridonën kur u vra”, detaje tjera nga vrasja
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > “Naimi e ka mbajt për dore Liridonën kur u vra”, detaje tjera nga vrasja
Yjet

“Naimi e ka mbajt për dore Liridonën kur u vra”, detaje tjera nga vrasja

Written by:
Prive
Last updated: 14 Korrik, 2025
Share

Gjatë dëshmisë së tij, Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit dhe dëshminë e fëmijëve të Liridonës për natën e vrasjes.

Ademaj tha se pasi fëmijët ishin transferuar në Suedi, ai kishte kërkuar që t’i takonte dhe t’i pyeste për atë që kishte ndodhur.

“Kur kam shkuar në Suedi kam kërkuar që t’i takoja. Fjalët e djalit janë këto: ‘Hajni e ka futur dorën dhe ja ka ba mamit bam’. Po ashtu tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes”, tha ai.

Ai shtoi se fëmijët nuk kishin pranuar më kontakte me babanë e tyre.

“Që nga momenti që fëmijët kanë shkuar në Suedi, ata asnjëherë nuk kanë kërkuar as takim me babin. Të gjitha thirrjet që ja ka mundësuar gjendja për punë sociale me babin e tyre, asnjëherë fëmijët nuk i kanë pranuar. Ka arritur deri aty që fëmijët, në foto ku janë së bashku Naimi me Liridonën, e shkyen me gërshërë Naimin nga fotografia”, dëshmoi ai.

Ademaj paraqiti edhe kronologjinë e lëvizjeve të tij dhe familjarëve menjëherë pas marrjes së lajmit për vrasjen.

“Të nesërmen në mëngjes jam munduar ta kontaktoj Naimin. Pasi e kam thirrë shoferin, ai më tha që Naimi gjendet në Swiss Hotel. Jemi nisur së bashku me djalin e agjës, djalin e dajës dhe tezakun. Kur kemi arritur atje, na thanë se Naimi është në dhomë. Ai ishte shtrirë në shtrat, kishte disa sende ushqimore në tavolinë dhe kishte porositur edhe drekën. Nga habia menduam se ishte i frikësuar dhe kjo është mënyra si e përjeton situatën”, tha ai.

Ademaj tregoi se Murseli nuk kishte dashur të shkonte në morg për të parë trupin e bashkëshortes.

“I thashë Naimit a mundemi me shku në morg me e pa Liridonën. Ai më tha ‘jo, nuk na lejohet’. Pas 10 minutash e kam thirrur vetë spitalin dhe u kam thënë se jam vëllai i Liridonës dhe nëse janë kryer të gjitha procedurat, a mund të vijmë me pa trupin. Kemi shkuar në morg, me ne erdhi edhe Naimi me shoferin e tij. Mjeku na tha ‘nëse keni problem, mos hyni’. Aty Naimi tha ‘kam problem me zemër dhe nuk e di a mund ta shoh’. Djali i axhës insistoi që Naimi të vinte. Ai erdhi deri te dera, e pa prej dere dhe nuk hyri brenda”, tha ai.

Ai tha se edhe në vendin e ngjarjes Murseli kishte dhënë deklarata kontradiktore.

“Kur kemi shkuar në vendin e ngjarjes, me ne ishte Naimi dhe shoferi i tij. Aty deshëm të dimë se si ka ndodhur. Naimi filloi ta shpjegojë ngjarjen. Na tha se ka dalë nga ana e djathtë. Pastaj tha: ‘Jo, nuk e di a nga ana e djathtë apo e majtë’. Prapë nuk deshëm të dyshonim dhe jemi nisur për në Gjakovë. Pas nesh erdhi edhe Naimi”, tha ai.

Sipas tij, sjellja e Murselit gjatë ceremonisë mortore ishte e ftohtë dhe pa ndjeshmëri.

“Gjatë varrimit ajo që binte në sy më së shumti ishte qetësia e Naimit së bashku me Kushtrimin. Jo nga mërzia që prisnim ne të qanin, por rrinin shumë të ftohtë, po ashtu edhe në raport me mediat që ishin prezent”, tha ai.

Ai tregoi edhe për reagimin e menjëhershëm të familjes pas arrestimit të të dyshuarve.

“Nuk kaluan 30 minuta dhe pamë në gazetë se ishte arrestuar Granit Plava. Pas pak minutash morëm vesh edhe për arrestimin e Naim Murselit, pastaj edhe të Kokallës. Për ne ishte tronditës fakti që dyshimet tona u vërtetuan. Por mendja nuk na lejonte të besonim se ky krim ka ardhur nga Naim Murseli”, tha ai.

Ademaj tha se pas kësaj, familja kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të Liridonës.

“Të njëjtën natë kemi shkuar në polici dhe u thamë se Liridonën do ta zhvarrosim sonte. Policia na tha se është mirë të merret vendimi nga Gjykata. Të nesërmen, dalja ime në media i dha një zë shumë të fuqishëm rastit dhe e bëri më të lehtë zhvarrosjen e motrës sonë. E kemi zhvarrosur në praninë e policisë dhe mjekëve dhe e kemi rivarrosur në fshatin Rracaj, ku edhe hapëm të pamen për të pritur njerëz nga i gjithë populli shqiptar”, tha ai.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘E pavlerë’, partnerja e Mevlanit i kthehet keq Livias
Next Article Përgjigja e Leonardit ndaj pyetjes së Naimit ‘dridh’ sallën e gjyqit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Eliksir biologjik’, Diola zbulon ritualin e saj çdo mëngjes

Nutricionistja e njohur Diola Dosti ka ndarë me ndjekësit…

Writen by
Prive
21 Tetor, 2025
Yjet

Gra, me këtë veprim të thjeshtë mund të zhdukni stresin tek partneri juaj

Një studim i ri i kryer nga Universiteti i…

Writen by
Prive
6 Dhjetor, 2025
Yjet

Arrestohen nënë e bir shqiptarë, u arratisën pas aksidentit fatal ndaj një shqiptari tjetër

20-vjeçari nga Staten Island, Albi Limani,  është ekstraduar në…

Writen by
Prive
12 Gusht, 2025
Yjet

Pas dy vajzave, këngëtarja e njohur bëhet nënë e një djali

Këngëtarja e njohur Cassie Ventura, ka sjellë në jetë…

Writen by
Prive
28 Maj, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Pas 12 vitesh heshtje, vjen lajmi që të gjithë pritëm për Michael Schumacher!
26 Janar, 2026
Pasi rigjeti dashurinë, Besi me tjetër dedikim për partneren
26 Janar, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?