Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Mochakk bën shqiponjën, i mahnitur nga Kosova
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Mochakk bën shqiponjën, i mahnitur nga Kosova
Yjet

Mochakk bën shqiponjën, i mahnitur nga Kosova

Written by:
Prive
Last updated: 9 Gusht, 2025
Share

DJ dhe producenti brazilian Mochakk, emri i vërtetë Pedro Luis Nunes Maia, ishte një nga emrat kryesorë të edicionit të sivjetëm të Sunny Hill Festival në Prishtinë. Për herë të parë në Kosovë, ai solli një performancë plot energji që ndezi publikun dhe u mbyll mes duartrokitjesh të gjata.

Pas koncertit, Mochakk ndau në rrjetet sociale një kolazh fotosh ku shihej në shoqërinë e Dua Lipës dhe Peggy Gou, të dyja pjesë e festivalit. Në mbishkrimin e fotove, ai u shpreh:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOCHAKK (@mochakk)

“Sunny Hill Festival, hera e parë në Kosovë, shoqëri e shkëlqyer, kujtime të mrekullueshme, shumë shumë dashuri!”

Në një tjetër moment që po bën xhiron e rrjetit, Mochakk shihet duke bërë me duar shqiponjën, simbolin tonë kombëtar, duke fituar menjëherë zemrat e publikut.

Nga Brazili në skenat më të mëdha

Mochakk është një nga emrat më të përfolur të muzikës elektronike në botë. Vetëm në vitin 2024, ai u rendit në vendin e 61 në listën prestigjioze “Top 100 DJs” të DJ Mag. Karriera e tij mori hov pas një videoje virale në TikTok që i solli mbi një milion pëlqime dhe e çoi në skena të njohura si DC-10 në Ibiza.

Ai është krijues i serisë së eventeve “Mochakk Calling”, që ka ndezur qytete si São Paulo, Miami, Lisbonë dhe Nju Jork. Ka performuar në festivale të mëdha si Coachella, Primavera Sound, Sónar, Time Warp dhe Kappa FuturFestival, ndërsa set-i i tij për Cercle në Plaza de España, Sevilla, është parë nga miliona njerëz në mbarë botën.

Në vitin 2024, Mochakk hapi edhe klubin e tij “OBLIQO” në qytetin e lindjes, Sorocaba. Këngët e tij “Jealous” dhe dy pjesët e “Locomotiva Ibiza 2099” kanë marrë vlerësime të larta dhe mbështetje nga emra të njohur të muzikës elektronike.

Debutimi i tij në Prishtinë ka qenë një sukses i plotë, dhe gjasat janë që Mochakk të rikthehet sërish për të ndarë me ne energjinë e tij unike.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Yll Limani dhuron 10,000 euro për Dokufest
Next Article Tre persona rrahin Shpat Kasapin, këta janë të dyshuarit!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Pas kritikave për martesën e radhës, vjen reagimi i parë nga Blero

Pas qarkullimit të pamjeve nga dasma e tij me…

Writen by
Prive
16 Janar, 2026
Yjet

“Kurrë në jetën time…”, Suanita flet pas Prime për ish-të fejuarin

Pas përfundimit të mbrëmjes së "Prime" në Big Brother…

Writen by
Prive
3 Shkurt, 2026
Yjet

Momenti kur çiftit i vidhen mbi 80,000 dollarë në dasëm

Një histori që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur…

Writen by
Prive
3 Shtator, 2025
Yjet

Çfarë po zihet mes Rikes dhe Azemit?

Duket se disa nga ish-banorët e Big Brother-it kanë…

Writen by
Prive
23 Prill, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Serbja” e Labit bën lëvizjen e papritur: Kërkon vota për Elijonën
15 Shkurt, 2026
Për Landin e West Side Family, Selin është një gjarpër!
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?