Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Raportimet e Gjestit për padrejtësi, reagon drejtuesi i kompanisë në fjalë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Raportimet e Gjestit për padrejtësi, reagon drejtuesi i kompanisë në fjalë
Yjet

Raportimet e Gjestit për padrejtësi, reagon drejtuesi i kompanisë në fjalë

Written by:
Prive
Last updated: 15 Gusht, 2025
Share

Pas raportimeve të Gjestit se po përballet me padrejtësi dhe se nuk mund të publikojë projekte të reja muzikore për një kohë të pacaktuar për shkak të problemeve me distributorin e tij të mëparshëm, ka ardhur edhe reagimi i palës tjetër të përfshirë në këtë çështje.

Erkand Shabani, drejtues i platformës “Onima”, ka publikuar një reagim zyrtar ku shpreh “keqardhje të thellë” për, siç i quan ai, “lajmet e rreme” që sipas tij janë shpërndarë në adresë të Onimës nga Gjesti dhe menaxhmenti i tij.

Në reagim theksohet se sipas Onimës, burimi i mosmarrëveshjeve është dëshira e Gjestit për t’u liruar nga kontrata për shpërndarjen dhe monetizimin e përmbajtjeve të tij artistike — çështje që, siç thuhet, është e përcaktuar në kontratën e nënshkruar me vullnet të lirë nga vetë artisti.

Shabani shton se Gjesti dhe menaxhmenti i tij kanë bërë kërkesë për shkëputje të kontratës sipas një interpretimi të tyre, gjë që sipas Onimës është në kundërshtim me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme.

Në një reagim të dytë, Onima shton se gjatë ditëve të fundit është përballur “me kërcënime, përpjekje për shantazh dhe shqetësime të shumta nga persona të inkriminuar në emër të Gjestit” me qëllim, sipas tyre, detyrimin për të liruar artistin nga kontrata. Shabani thekson se të gjitha këto veprime janë të dokumentuara dhe se kompania do t’u drejtohet organeve kompetente për zbardhjen e plotë të historisë.

Nga ana tjetër, Gjesti ka shprehur publikisht shqetësimin se kjo situatë po e pengon të ecë përpara me karrierën e tij muzikore dhe publikimin e projekteve të reja. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Tom Cruise refuzon publikisht nderimin e ofruar nga Trump
Next Article Kjo është gruaja e dytë më e pasur në botë dhe nuk keni dëgjuar kurrë për të
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

S’i doli më pas takimit të parë, gruaja ‘terrorizon’ burrin me 159 mijë mesazhe e veprime të frikshme

Një rast i jashtëzakonshëm ka tronditur Arizonën dhe rrjetet…

Writen by
Prive
16 Korrik, 2025
Yjet

Katër vite më parë, nisi gjithçka për Einxhel dhe Dagz!

Sot shënohet dita kur DJ Dagz hyri në “Big…

Writen by
Prive
6 Nëntor, 2025
Yjet

Bebe Rexha “çmendet” nga gëzimi pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë!

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Bebe…

Writen by
Prive
11 Tetor, 2025
Yjet

‘Beef-i’ më i ri, çka po ndodh mes Big Mamës e Gani Gërmisë në Fermë?

Reality-show Ferma VIP, nuk po ndalet me dinamika gjithnjë…

Writen by
Prive
17 Prill, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?