Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: E papritura në familje, Azet njofton përkohësisht tërheqjen nga muzika
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > E papritura në familje, Azet njofton përkohësisht tërheqjen nga muzika
Yjet

E papritura në familje, Azet njofton përkohësisht tërheqjen nga muzika

Written by:
Prive
Last updated: 8 Shtator, 2025
Share

Reperi i njohur Azet ka ndarë një njoftim të rëndësishëm përmes rrjeteve sociale.

Azet ka bërë të ditur se për shkak të arsyeve familjare është i detyruar të anulojë të gjitha koncertet e planifikuara për këtë vit, përfshirë edhe Release-Show e parashikuar më 19 shtator.

“Më vjen vërtetë shumë keq, sepse isha gati dhe i gëzuar që do t’ju takoja, por për momentin nuk është e mundur për mua të mbaj këto shfaqje,” shkruan ai.

Megjithatë, Azet nuk la fansat pa një lajm të mirë. Ai konfirmoi se më 19 shtator do të publikohet albumi i tij i ri “Playboys im AMG”, një projekt që mezi pret ta ndajë me publikun. Përveç albumit, do të vijë edhe një këngë e fundit me një kombinim unik, të cilin ai premton se nuk e ka sjellë më parë.

Artisti theksoi se ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra të paparashikuara që të detyrojnë të tërhiqesh përkohësisht, por siguroi publikun se do të rikthehet më i fortë se kurrë:
“Duhet të tërhiqem për një kohë, por do të kthehem më i fortë se asnjëherë!”

Në fund, Azet falënderoi fansat për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme:
“Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj dhe mirëkuptimin.”

Ja postimi i tij i plotë:

“E dashur familje! Për fat të keq, jam i detyruar të anuloj Release-Show e planifikuar më 19 shtator, si dhe të gjitha koncertet e tjera për këtë vit, për arsye familjare. Më vjen vërtet shumë keq, sepse isha gati dhe i gëzuar që të takoja dhe të përformoja për ju. Aktualisht, fatkeqësisht nuk është e mundur për mua të realizoj këto shfaqje.

Megjithatë, ka edhe lajme të mira: më 19 shtator, siç ishte planifikuar, do të dalë albumi im i ri “Playboys im AMG”. Jam shumë i lumtur që më në fund do ta ndaj këtë album me ju dhe jam tepër i emocionuar të shoh se si do ta prisni. Së bashku me albumin do të publikohet edhe një këngë e fundit me një kombinim të veçantë, diçka që nuk është dëgjuar më parë.

Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra që nuk mund t’i planifikojmë. Prandaj, tani më duhet të tërhiqem për një kohë. Por një gjë e them me siguri: do të kthehem më i fortë se kurrë!

Faleminderit shumë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj! I juaji, Azet”. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article G-Bani i zhgënjyer flet: ‘Jam shumë dobët, nuk më duan hiç’
Next Article Aksidenti u mori jetën, prindërit e Arbnorës e Antianës marrin diplomat e vajzave
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Çmendet rrjeti, Vserlo poston foto nudo në Instagram

Vserlo, një nga ish-banorët më të komentuar të Big…

Writen by
Prive
22 Maj, 2025
Yjet

Dhurata Dora lanson duetin me yllin spanjoll

Dhurata Dora dhe këngëtarja spanjolle Any Gonzalez, kanë bashkuar…

Writen by
Prive
10 Qershor, 2025
Yjet

‘Ti ke fëmijë me serbe’, Labinoti i kthehet keq Labit

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është përfshirë nga…

Writen by
Prive
18 Dhjetor, 2025
Yjet

Pas një kohe të gjatë, del kjo foto e Arta Nitaj

Ka kohë që modelja Arta Nitaj, është zhdukur nga…

Writen by
Prive
9 Gusht, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Pas 12 vitesh heshtje, vjen lajmi që të gjithë pritëm për Michael Schumacher!
26 Janar, 2026
Pasi rigjeti dashurinë, Besi me tjetër dedikim për partneren
26 Janar, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?