Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Tetori rozë nis sot: Ja çka duhet të dini për shëndetin tuaj
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > Tetori rozë nis sot: Ja çka duhet të dini për shëndetin tuaj
Prive Bruto

Tetori rozë nis sot: Ja çka duhet të dini për shëndetin tuaj

Written by:
Prive
Last updated: 1 Tetor, 2025
Share

Sot, më 1 tetor, nis Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, i njohur ndryshe edhe si “Muaji Rozë”, një periudhë ku në mbarë botën përqendrohet vëmendja te parandalimi, diagnostikimi i hershëm dhe mbështetja për gratë që përballen me këtë sëmundje.

Contents
  • Kontrolli është çelësi
  • Më shumë se shëndet fizik
  • Mesazhi për të gjithë

Kanceri i gjirit është forma më e përhapur e kancerit tek gratë dhe një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve. Statistikat tregojnë se një në tetë gra gjatë jetës së saj përballet me kancer gjiri, ndërsa çdo vit regjistrohen miliona raste të reja. Megjithatë, ekspertët theksojnë se zbulimi në fazat e hershme mund të shpëtojë jetë dhe të rrisë ndjeshëm shanset për shërim.

Kontrolli është çelësi

Mjekët këshillojnë që çdo grua, pavarësisht moshës, duhet të jetë e kujdesshme dhe të kontrollojë shëndetin e saj rregullisht:

  • Vetëkontrolli mujor: rekomandohet që gratë të mësojnë si të kryejnë vetëkontrollin e gjirit, për të vënë re çdo ndryshim të pazakontë.

  • Vizitat tek mjeku: një kontroll rutinë tek mjeku gjinekolog ose onkolog mund të bëjë diferencën.

  • Mamografia: pas moshës 40 vjeç, ose edhe më herët nëse ka raste të ngjashme në familje, mamografia bëhet një mjet thelbësor për zbulimin e hershëm.

Më shumë se shëndet fizik

Ky muaj është gjithashtu një mesazh solidariteti dhe force për të gjitha gratë që janë në betejë me këtë sëmundje. Shoqatat, organizatat shëndetësore dhe komunitetet në mbarë botën organizojnë aktivitete për të kujtuar se askush nuk është vetëm në këtë rrugëtim. Shiriti rozë, simboli i këtij muaji, është shenjë e mbështetjes dhe unitetit.

Mesazhi për të gjithë

Tetori na rikujton një gjë të thjeshtë por të fuqishme:
Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi. Të kontrollohemi, të qëndrojmë gati dhe të mos neglizhojmë sinjalet që trupi na jep.

Vetëm duke i qëndruar vetes pranë, duke bërë kontrollet e nevojshme dhe duke folur hapur për këtë temë, mund të shpëtojmë jetë – ndoshta edhe tonën. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ja si dukeshin nëntë vite më parë Adri dhe Iliriana
Next Article Nga Jessie J te Angelina Jolie – yjet që ndajnë historitë e tyre me kancerin e gjirit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Dalin mesazhet tepër të rënda që i dashuri i shkruante Daorsës

Vdekja tragjike e studentes 25-vjeçare nga Gjakova, Daorsa Spahiu,…

Writen by
Prive
27 Nëntor, 2025
Prive Bruto

Ky është bari që po e nxjerr prej loje Ozempic-un

Prej kohësh, Ozempic ishte ilaçi më i përfolur për…

Writen by
Prive
11 Shtator, 2025
Prive BrutoYjet

Drenicaku në Amerikë bëhet viral me rrëfimin e tij

Në kuadër të projektit “Dritëhije”, që ka në fokus…

Writen by
Prive
6 Tetor, 2025
Prive Bruto

Dy vite pa Liridonën, vëllai prek me postimin, përmend djemtë e saj

Sot shënohen dy vjet nga vrasja e Liridona Ademaj.…

Writen by
Prive
29 Nëntor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Serbja” e Labit bën lëvizjen e papritur: Kërkon vota për Elijonën
15 Shkurt, 2026
Për Landin e West Side Family, Selin është një gjarpër!
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?