Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Misteri i vdekjes së themeluesit të Mango – në hetim i biri i tij
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Misteri i vdekjes së themeluesit të Mango – në hetim i biri i tij
Yjet

Misteri i vdekjes së themeluesit të Mango – në hetim i biri i tij

Written by:
Prive
Last updated: 17 Tetor, 2025
Share

Sipas mediave ndërkombëtare, themeluesi i markës së njohur të modës Mango, Isak Andic, humbi jetën në dhjetor të vitit 2024 në rrethana tragjike, ndërsa po shëtiste me djalin e tij në malet Montserrat në Spanjë, dhe i biri i tij, Jonathan Andic, aktualisht është vënë nën hetim në lidhje me vdekjen e të atit.

Isak, i cili ishte 71 vjeç, ndërroi jetë më 14 dhjetor 2024, pas një aksidenti, sipas deklaratës që më parë kishte lëshuar drejtori ekzekutiv i Mango-s, Toni Ruiz.

Ai ishte duke bërë hiking me djalin e tij të madh, Jonathanin, 44 vjeç, kur ra nga një lartësi prej më shumë se 100 metrash, sipas raportimeve të gazetës britanike The Times.

Ngjarja ndodhi në shtegun malor Les Feixades, një rrugë e njohur për turistët dhe familjet afër Barcelonës. Jonathan, që po ecte përpara, ka treguar se dëgjoi zhurmën e gurëve që binin dhe më pas pa të atin të rrëzohej nga një pjesë e pa-rrethuar e shtigjeve.

Fillimisht, policia e cilësoi rastin si aksident, por më vonë, për shkak të disa mospërputhjeve në dëshminë e Jonathanit, u vendos që çështja të rishikohej gjyqësisht, raportojnë El Periódico dhe El País.

Sipas mediave spanjolle, hetimi është zhvendosur nga një aksident malor në një dyshim për vrasje, dhe statusi i Jonathanit është ndryshuar nga dëshmitar në të dyshuar.

Policia katalanase Mossos d’Esquadra po analizon të gjitha provat, përfshirë përmbajtjen e telefonit të tij. Megjithatë, burime brenda policisë kanë theksuar se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e aksidentit, pasi deri tani nuk është gjetur asnjë provë që të tregojë të kundërtën.

Një përfaqësues i policisë ka bërë të ditur për median amerikane PEOPLE se hetimi është nën rishikim gjyqësor dhe për momentin mbetet i mbyllur për publikun.

Ndërkohë, familja Andic ka mbajtur qëndrimin se Jonathan është i pafajshëm.

Përmes një deklarate që u publikua nga Reuters, familja bëri të ditur se nuk do të komentojë mbi vdekjen e Isak Andic, duke kërkuar respekt për procesin gjyqësor në vijim.

Ata kanë shprehur besimin se hetimi do të përfundojë së shpejti dhe se pafajësia e Jonathanit do të vërtetohet.

Jonathan Andic, i cili mban postin e nënkryetarit të bordit drejtues të Mango Fashion Group, nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike, ashtu si edhe vetë kompania.

Në një reagim zyrtar pas ngjarjes, drejtori ekzekutiv i Mango-s, Toni Ruiz, tha se kompania njofton me keqardhje të thellë vdekjen e papritur të themeluesit të saj, Isak Andic, i cili humbi jetën në një aksident.

Ai e përshkroi Isakun si një njeri me vizion të jashtëzakonshëm, udhëheqës frymëzues dhe të përkushtuar ndaj vlerave që vetë kishte ndërtuar në kompani.

Ruiz shtoi se vdekja e tij lë një boshllëk të madh, por trashëgimia që ai la pas do të mbetet përherë pjesë e Mango-s dhe e njerëzve që punojnë aty.

Ai theksoi se mënyra më e mirë për ta nderuar është që kompania të vazhdojë të ecë përpara ashtu siç do ta kishte dëshiruar vetë Isaku.

Sipas Forbes, në kohën e vdekjes, Isak Andic kishte një pasuri prej rreth 4.5 miliardë dollarësh. Ai hapi dyqanin e parë Mango në Barcelonë në vitin 1984, duke e kthyer më pas markën në një nga gjigantët globalë të modës.

Sot, Mango numëron mbi 2,900 dyqane në të gjithë botën dhe vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025 ka regjistruar një rritje prej 12% të shitjeve dhe 78 dyqane të reja të hapura. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Dramat me Selenën, Hailey me reagim të fortë
Next Article Ja cili personazh i “Halloweentown” je ti, sipas shenjës së horoskopit!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Prive By Liberta Spahiu sjell pamjet: Adrian Gaxha martohet në ‘fshehtësi’

Këngëtari i dashur për publikun, Adrian Gaxha, i cili…

Writen by
Prive
19 Shkurt, 2026
Yjet

Planet e Labit dalin sheshit! Përplasja brutale e mbrëmshme, skenar i parashikuar me data

Mbrëmja e djeshme në "Big Brother VIP Kosova" u…

Writen by
Prive
28 Nëntor, 2025
Yjet

Adrin dhe Ilirianën i zë bora në vilën e re

Çifti i njohur, Adri dhe Iliriana, po kalojnë ditët…

Writen by
Prive
3 Tetor, 2025
Yjet

Flet Argjira Spanca, tregon a është shtatzënë

Gjatë orëve të fundit, rrjeti ka vluar nga thashethemet…

Writen by
Prive
14 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

A është ribashkuar? Kështu përgjigjet Nora Istrefi pas thashethemeve
19 Prill, 2026
Shtatë vite me “Familja jonë”, adresë e besueshmërisë
19 Prill, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?