Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kujdes! Ekspertët zbulojnë pasojat e fshehta psikologjike nga përdorimi i AI
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Kujdes! Ekspertët zbulojnë pasojat e fshehta psikologjike nga përdorimi i AI
Yjet

Kujdes! Ekspertët zbulojnë pasojat e fshehta psikologjike nga përdorimi i AI

Written by:
Prive
Last updated: 5 Nëntor, 2025
Share

Ndërsa kompanitë në mbarë botën flasin për mrekullitë e inteligjencës artificiale dhe për mënyrën se si ajo po “revolucionarizon gjithçka”, ekspertët kanë filluar të paralajmërojnë për disa trende shqetësuese që po shfaqen.

Në vend që t’i përdorin këta “chatbotë” për qëllime pune apo për ta bërë jetën më të lehtë, shumë njerëz po i shfrytëzojnë për qëllime emocionale, për këshilla, mbështetje psikologjike, madje edhe për lidhje romantike.

Por psikologët thonë se përdorimi i tepruar i mjeteve si ChatGPT, Grok apo Replika mund të çojë në varësi dhe në pasoja serioze psikologjike.

Sipas tyre, përdorimi i shpeshtë mund të shkaktojë shkëputje nga realiteti, pasi mënyra se si këta chatbotë reagojnë krijon një iluzion shumë të fortë të realitetit.

Profesori Robin Feldman, Drejtor i Institutit për Ligjin dhe Inovacionin e AI në Universitetin e Kalifornisë, deklaroi për Mail Online:

“Përdorimi i tepërt i chatbotëve përbën një formë të re të varësisë dixhitale.
AI krijon iluzionin e realitetit, dhe është një iluzion i fuqishëm.
Kur lidhja e dikujt me realitetin është tashmë e brishtë, ky iluzion mund të bëhet i rrezikshëm.”

Edhe profesori Søren Østergaard, psikiatër në Universitetin Aarhus, paralajmëron se personat e ndjeshëm emocionalisht dhe me mungesë marrëdhëniesh reale janë më të rrezikuar nga kjo varësi.

Ai shpjegon se shumica e chatbotëve nuk kundërshtojnë apo nuk e korrigjojnë përdoruesin, ndryshe nga njerëzit në jetën reale.

“Modelet e mëdha gjuhësore (LLMs) pasqyrojnë mënyrën e të folurit dhe tonin e përdoruesit,” – shpjegon ai.
“Këto programe priren të forcojnë bindjet e përdoruesit dhe të vënë në plan të parë kënaqësinë e tij. Çfarë mund të ndihet më mirë sesa të flasësh me veten, dhe vetja të të përgjigjet ashtu siç do?”

Østergaard, në një punim të publikuar që në vitin 2023, kishte paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të nxisë deluzione tek personat që kanë predispozita për çrregullime mendore, siç është bipolariteti.

Studiuesit theksojnë se AI mund të ushqejë këto deluzione, gjë që e bën edhe më të vështirë shkëputjen nga varësia, duke e kthyer për disa njerëz në një realitet alternativ të rrezikshëm. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Me foto, Don Xhoni jep njoftimin e shumëpritur
Next Article U quajtën budallaqe, por vetë ‘Miss Meksiko’ e zbulon arsyen!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Nga Dolce reagojnë ashpër për Leonorën pas deklaratës në prime

Nëse menduat se "Big Brother VIP Kosova" mbaron kur…

Writen by
Prive
17 Janar, 2026
Yjet

Përcillet në banesën e fundit gazetari shqiptar Artur Xheji

Miq, bashkëpunëtorë, artistë e politikanë i dhanë lamtumirën gazetarit…

Writen by
Prive
25 Gusht, 2025
Yjet

I shtrirë nga aksidenti, lajmërohet Osman Azemi

Disa javë më parë, aktori i njohur Osman Azemi,…

Writen by
Prive
9 Maj, 2025
Yjet

Nëna e Bleona Matës rrëfehet mes lotësh: ‘Qamilja ka dashur t’i marrë dy fëmijët e mi’

Nëna e Bleona Matës, zonja Bukurie, vajza e së…

Writen by
Prive
16 Dhjetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Limi: Alba, viktimë e televizioneve, s’po e pres as atë e as Dolcen jashtë!
4 Shkurt, 2026
Lëshohet alarmi, Vëllai i Madh ‘tronditë’ banorët me vendimin
4 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?