Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Xuxi i revoltuar me Festivalin e Këngës, akuza e pakënaqësi
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Xuxi i revoltuar me Festivalin e Këngës, akuza e pakënaqësi
Yjet

Xuxi i revoltuar me Festivalin e Këngës, akuza e pakënaqësi

Written by:
Prive
Last updated: 10 Nëntor, 2025
Share

Këngëtari i njohur Xuxi ka reaguar ashpër pas përfundimit të Festivalit të Këngës në RTK, ku ai konkurroi me këngën “Identitet”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bunjaku ka lëshuar akuza të forta ndaj jurisë së festivalit dhe ka kritikuar ashpër një segment të prezantimit nga moderatorët, të cilin e ka konsideruar “denigrues dhe të pavend”.

Duke folur për vlerësimin, Bunjaku ironizoi procesin e votimit, duke thënë se nuk ndihet i lënduar pasi, sipas tij, rezultati dihej paraprakisht.

“Nuk më ka lënduar votimi i jurisë mbrëmë – sepse të gjithë e dimë se tek ne në festivale ‘fitojnë’ emrat e kompozitorëve, të favoriteve të tyre e anëtarëve të jurisë që i mbledhin nëpër pube natën ku bëjnë muzikë,” shkroi këngëtari, duke aluduar për prapaskena në përzgjedhjen e fituesve.

Megjithatë, pika më e ndjeshme për të, që e shtyu të reagonte, ishte një skenar i prezantuesve të festivalit.

“Por ajo që më dhemb është skenari i ndërtuar rreth ‘lahutistit’ – kinse për të kujtuar Mixhen Ramë – sepse kjo ishte denigruese dhe e pavend,” vazhdoi ai.

Xuxi sqaroi se elementet e performancës së tij nuk ishin thjesht “kostum skene”, por kishin një domethënie më të thellë kombëtare.

“Ato tirqi dhe ajo Lahutë nuk janë ‘kostum skene’ – janë IDENTITET. Janë rrënjët tona, historia jonë, gjaku ynë,” theksoi ai.

Duke vënë në pah karrierën e tij mbi 40-vjeçare “të ndërtuar mbi skenën e të kënduarit live e jo playback”, Bunjaku tha se vlerësimin e vërtetë e mori nga publiku. “Publiku foli qartë mbrëmë, dhe për mua, ai është çmimi më i madh.”

Në mbyllje, ai shprehu zhgënjimin e tij për, siç e quajti ai, mungesën e ndryshimit në festival.

“Sapo u rrit shpresa se ky festival do të ecë përpara pa mashtrime e vendime inatçore, u zhgënjeva prapë. Mund ta urreni Xuxin, ama këngën kurrë. Ajo këngë meritonte të jetë në piedestal,” përfundoi reagimi i Xuxit. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Parashqevi Simaku mund të kthehet në rrugë’, ngritet alarmi për këngëtaren
Next Article Unikkatil në lidhje të re, veprimi i tij flet shumë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Kështu e uruan estrada Pavarësinë e Kosovës!

Republika e Kosovës shënon sot 17 vjetorin e pavarësisë.…

Writen by
Prive
17 Shkurt, 2025
Yjet

Arrestohen nënë e bir shqiptarë, u arratisën pas aksidentit fatal ndaj një shqiptari tjetër

20-vjeçari nga Staten Island, Albi Limani,  është ekstraduar në…

Writen by
Prive
12 Gusht, 2025
Yjet

Ndahet nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në mënyrë…

Writen by
Prive
6 Qershor, 2025
Yjet

Albatriti ndan një moment shumë të veçantë familjar

Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, ka ndarë me…

Writen by
Prive
8 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?