Ronela Hajati dhe Majk kanë lansuar bashkëpunimin që po rezulton një sukses i menjëhershëm. Projekti i tyre i ri mban titullin intrigues “A m’don?” dhe duket se e ka gjetur rrugën drejt zemrave të publikut që në momentet e para të publikimit.
Vetëm 19 orë pas premierës në platformën YouTube, kënga ka arritur afro gjysmë milioni shikime, duke kaluar shifrën e 496,000 klikimeve.
Prapa këtij suksesi fshihet një punë e përbashkët edhe në krijimtari. Kimia muzikore mes dyshes është e dukshme, pasi vijat melodike dhe vetë teksti i këngës janë shkruar dhe kuruar nga vetë Ronela Hajati dhe Majk.
Përveç anës muzikore, kënga vjen e plotësuar në detaje edhe vizualisht. Klipi që shoqëron dyshen i është besuar “Fullmoon Production”, duke sjellë pamje që i përshtaten plotësisht ritmit të këngës.
Me një kombinim perfekt mes energjisë shpërthyese të Ronelës dhe stilit karakteristik të Majk, “A m’don?” ka gjithçka që i duhet për t’u kthyer në refrenin e ditëve në vazhdim. /Prive By Liberta Spahiu


