Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Flet për ngjarjen e rëndë nëna e çiftit që u nda nga jeta në Francë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > Flet për ngjarjen e rëndë nëna e çiftit që u nda nga jeta në Francë
Prive Bruto

Flet për ngjarjen e rëndë nëna e çiftit që u nda nga jeta në Francë

Written by:
Prive
Last updated: 14 Nëntor, 2025
Share

Një tragjedi e dyfishtë ka shokuar komunitetin shqiptar në Francë dhe familjarët e tyre në Shqipëri. Në qytetin Brest të Francës, çifti shqiptar u gjet i pajetë në banesën e tyre, duke bërë që autoritetet të hetojnë pistën e rëndë të vrasjes së partneres, të ndjekur nga vetëvrasja e autorit të dyshuar, Andon Janaqi.

Nëna e Andon Janaqit ka dhënë një dëshmi rrëqethëse për A2 CNN, duke shprehur tronditjen e saj dhe duke bërë një thirrje të dëshpëruar.

Ajo ka kërkuar ndihmën urgjente të shtetit shqiptar për të mbuluar kostot dhe për të sjellë trupin e të birit në atdhe. Nëna thekson se ishte plotësisht në errësirë për gjendjen e djalit:

“Më ndihmoftë shteti të më sjellë trupin e djalit këtu. Unë nuk di gjë se çfarë ka bërë djali andej.”

Ajo rrëfen se lajmin e kobshëm e mori nga Franca, rreth orës 20:45 nga nusja e djalit tjetër që jeton në Greqi

“Flora, mblidh mendjen, se yt bir kështu ka bërë. Vrau veten e tij dhe nusen,” i është thënë asaj mes lotësh.

Edhe pse pranon se kishte fërkime mes tyre, ajo nuk e mendonte kurrë që situata mund të arrinte në një akt kaq ekstrem dhe fatal.

“Fërkime ka çdo shtëpi,” shprehet ajo, duke e pasur të vështirë të pranojë shkallën e tragjedisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në Francë. Teksa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aktit të rëndë, familja në Shqipëri mbetet në pritje dhe në dhimbje, duke u përballur me dy humbje tragjike njëherësh. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Çfarë po ndodh me martesën e Barış Arduç, veprimi i tij flet shumë
Next Article Kreshniku surprizon Dafinën me Rolls-Royce Cullinan
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Sekreti i lëkurës së lëmuar: Pse silikoni mjekësor është zgjidhja e duhur për shenjat?

Shenjat e lëkurës – pse formohen dhe si mund…

Writen by
Prive
4 Shkurt, 2026
Prive Bruto

‘Ata që të sollën në atë gjendje’, Halla e Daorsës flet, kërkon drejtësi

Një valë tronditëse dhimbjeje ka përfshirë opinionin publik pas…

Writen by
Prive
12 Nëntor, 2025
Prive Bruto

Ndryshojnë rregullat në Europë, çka duhet të keni parasysh nga 12 tetori

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtimet drejt…

Writen by
Prive
29 Shtator, 2025
Prive Bruto

Misteri i kafesë: Pse trupi juaj ndjehet më i lodhur pasi kalon efekti i kafeinës?

Shumë prej nesh e nisin ditën me një filxhan…

Writen by
Prive
15 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Piranja” bie në rrjetën e dashurisë: Gazetarja investigative Edone Gashi zbulon partnerin
15 Shkurt, 2026
Kaderi e zgjidh vetë “enigmën” e Shën Valentinit: Ja kush ia rrëmbeu zemrën këtë vit
14 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?