Një situatë tejet e pakëndshme ka shkaktuar tension të menjëhershëm në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), pas një prekjeje fizike mes dy banorëve.
Gjatë një momenti që dukej si lojë apo shaka, Londrimi kapi Klodianin për flokësh.
Reagimi i Klodianit ishte i menjëhershëm dhe i prerë, teksa u ngrit në këmbë duke pyetur me ton serioz: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”
Atmosfera në shtëpi u rëndua brenda pak çastesh, duke e kthyer shkëmbimin në një situatë tepër të tensionuar.
Klodiani më pas iu drejtua Vëllait të Madh me indinjatë, duke thënë: “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi flokët…” Ky koment nënkuptoi se kjo nuk ishte hera e parë që ai ndihej i prekur fizikisht, duke ngritur shqetësime serioze.
Prekje të tilla fizike zakonisht konsiderohen shkelje të rënda të rregullores së programit, dhe formati i “Big Brother” parashikon penalitete të ashpra.
Në raste të mëparshme, cenime të ngjashme të hapësirës personale dhe integritetit fizik kanë rezultuar madje edhe me eliminim direkt nga gara.
Tani mbetet të shihet se si do të reagojë Vëllai i Madh. Publiku po pret me padurim një vendim zyrtar, duke u pyetur nëse Londrimi do të përballet me një masë disiplinore të rëndë, ndoshta edhe përjashtimin. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


