Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Një vit nga gjetja e Parashqevisë, vjen zotimi i madh për këngëtaren
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Një vit nga gjetja e Parashqevisë, vjen zotimi i madh për këngëtaren
Yjet

Një vit nga gjetja e Parashqevisë, vjen zotimi i madh për këngëtaren

Written by:
Prive
Last updated: 16 Dhjetor, 2025
Share

Kanë kaluar saktësisht 12 muaj që kur opinioni publik shqiptar pësoi tronditjen më të madhe lidhur me ikonën e muzikës, Parashqevi Simaku.

Gjithçka nisi kur ajo u shfaq në një intervistë për një televizion amerikan, jo si ylli që njohim, por si një grua e pastrehë që kërkonte ndihmë. Në atë kronikë të huaj, ajo prezantohej me emrin “Nolfe” dhe fliste për vështirësitë e saj të mbijetesës në rrugë, pamje që thyen zemrat e publikut shqiptar sapo u transmetuan.

Pikërisht në këtë përvjetor të asaj ngjarjeje të dhimbshme, miku i saj, Elton Ilirjani, ka vendosur të shënojë kthesën përfundimtare me një darkë speciale.

Ndonëse viti 2025 solli përmirësime – përfshirë ritakimin pas shumë vitesh me djalin, Lukën, dhe strehimin në Manhattan falë qirasë së paguar nga një biznesmen kosovar – fundviti solli sërish frikë. Kontrata e shtëpisë përfundon në fund të janarit dhe rreziku që Parashqevi të rikthehej në rrugë ishte real.

Por, Ilirjani, pas alarmit javë më parë, ka prerë çdo pasiguri mbrëmjen e kaluar. Ai njofton se nuk do të ketë më fushata mbledhje fondesh apo pritje nga të tjerët.

“Të kam shumë xhan! Ti nuk do jesh kurrë në rrugë apo në problem! Sepse zotohem që çdo gjë do financohet nga unë personalisht! Qera shtëpie, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë që do ti! Nuk kemi nevojë më për asnjë gjë!” – shkruan ai.

Me këtë gjest, Ilirjani duke falënderuar shqiptarët për donacionet në GoFundMe mbyll përfundimisht kapitullin e trishtë të nisur nga ajo intervistë në Amerikë, duke garantuar se ikona shqiptare nuk do të ketë më kurrë nevojë të prezantohet si e pastrehë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Opinion’ nuk u transmetua mbrëmë, ‘vlojnë’ thashethemet në rrjet
Next Article Vizita në Riad, Cardi B shndërrohet në Halal B
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Nuk do ndaloni së dëgjuari ‘Xheloz’ nga Tuna dhe Bardhi

Tuna dhe Bardhi kanë lansuar bashkëpunimin muzikor “Xheloz”, një…

Writen by
Prive
31 Korrik, 2025
Yjet

“Kishim parandjenjë, u shqetësuam si familje” – Nëna e Shpatit zbulon detajin prekës

Në Akademinë Përkujtimore të mbajtur sot në Çair, nëna…

Writen by
Prive
2 Dhjetor, 2025
Yjet

Tragjedi në familje, nëna dhe djali nga Deçani humbin jetën

Dyshohet se nënë e djalë nga Deçani u mbytën…

Writen by
Prive
12 Qershor, 2025
Yjet

Zbulohet raporti i Xhenetës më banorin që hyri mbrëmë në BBAL

Në mesin e banorëve të rinj që u futën…

Writen by
Prive
16 Shkurt, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?