Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, ka ndarë një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lidhur me turneun e tij muzikor. Përmes një postimi në Instastory, ai ka njoftuar fansat se turneu i planifikuar për këtë vit nuk do të realizohet.
View this post on Instagram
Në mesazhin e tij të shkruar në gjuhën gjermane, Bytyqi shpjegon arsyen e këtij vendimi:
“Të dashur, për arsye organizative, fatkeqësisht na duhet të shtyjmë turneun e këtij viti.”
Megjithatë, këngëtari është kujdesur të qetësojë fansat duke dhënë edhe lajme të mira. Ai theksoi se turneu nuk është anuluar përfundimisht, por do të mbahet vitin e ardhshëm.
Enisi premtoi se datat e reja të turneut për vitin e ardhshëm do të bëhen publike në fund të kësaj vere.
Për të gjithë ata që kishin blerë tashmë biletat, ai konfirmoi se paratë do t’u kthehen mbrapsht. “Të gjitha biletat, sigurisht, do të rimbursohen,” ka shkruar ai.
Në fund të postimit, artisti ka falënderuar publikun e tij besnik për mirëkuptimin, duke përfunduar me fjalët: “Faleminderit për durimin dhe mbështetjen tuaj. Shihemi vitin e ardhshëm!” /Prive By Liberta Spahiu



