Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Flet sërish babai i Malit, deklarata të forta për Violetën
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Flet sërish babai i Malit, deklarata të forta për Violetën
Yjet

Flet sërish babai i Malit, deklarata të forta për Violetën

Written by:
Prive
Last updated: 28 Dhjetor, 2025
Share

Ndërsa Mal Retkoceri po vazhdon rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një “stuhi” tjetër po zhvillohet jashtë mureve të formatit. Pas refuzimit të Malit për të folur apo takuar të atin në ekran, ky i fundit ka thyer heshtjen me deklarata të forta, duke drejtuar gishtin nga ish-bashkëshortja, këngëtarja e njohur Violetë Kukaj.

Në një rrëfim pa doreza për Big Brother Fan Club, babai i Malit pretendon se ftohja me fëmijët nuk është e rastësishme, por pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të nënës së tyre.

“Mësuesin e keq”

Ai shprehet i bindur se distanca shumëvjeçare është rezultat i “edukimit” që fëmijët kanë marrë nga e ëma pas ndarjes.

“Mësuesin nuk e ka të mirë, nanën e vet. Nana ka ndikuar shumë te fëmijët,” shprehet ai, duke shtuar se Mali, përkundër situatës, mbetet një djalë i talentuar që “i ka ngjarë babës.”

Tentativat me ndërmjetësues VIP

Përtej akuzave, babai i banorit të BBVIP zbulon një detaj të padëgjuar më parë: përpjekjet për të rregulluar raportet nuk kanë qenë vetëm personale, por kanë përfshirë edhe figura publike.

“Kam tentuar të komunikoj me ta përmes disa personave të njohur, personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova. Fillimisht me Violetën, pasi ajo nuk donte as të më fliste në telefon dhe as të më takonte,” rrëfen ai.

“E mora nuse me një këngë, e bëra mbretëreshë”

Pjesa më e ashpër e deklaratës lidhet me karrierën e Violetë Kukajt. Ish-bashkëshorti i saj pretendon se ai është arkitekti i suksesit të saj, duke theksuar kontrastin mes situatës kur janë njohur dhe asaj që ajo gëzon sot.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë,” thotë ai, duke shtuar se ajo vinte nga një familje e thjeshtë (“e dobët”) por në shtëpinë e tij u trajtua “si mbretëreshë.”

Pavarësisht toneve të ashpra ndaj ish-gruas, mesazhi i tij përmbyllës mbetet ftesa për ribashkim, duke i bërë thirrje asaj t’i kthehet “realitetit dhe rehatllëkut” dhe duke shprehur gatishmërinë për dialog në çdo moment.

Kujtojmë se brenda shtëpisë, Mali ka zgjedhur të mbajë një qëndrim stoik, duke shprehur hapur dhimbjen e kësaj distance, por duke refuzuar kategorikisht që ta kthejë dramën familjare në spektakël televiziv. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Teuta Selimi ‘thyen’ internetin me veshjen në koncert
Next Article Gold Ag u mëson djemve ritualet fetare
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Bruno nxjerr hitin e ri, bashkëpunim me ‘patrioten’ nga jugu!

Bruno, këngëtari i njohur i “Revolt Klan”, njëherësh gjysmëfinalist…

Writen by
Prive
5 Qershor, 2025
Yjet

Një tjetër fitues i ‘Big Brother’ kandidon për deputet!

Fituesi i Big Brother Albania, Jetmir Salaj do të…

Writen by
Prive
13 Mars, 2025
Yjet

Selvija nuk kursen, reagimi i saj i ashpër pas skandalit të Shpatit në dasëm

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër…

Writen by
Prive
11 Gusht, 2025
FilmYjet

‘Avatar 3’ po vjen, gjithçka që duhet të dini!

Regjisori i "Avatar" James Cameron dhe yjet Zoe Saldaña…

Writen by
admin
21 Janar, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘Zoti i dëgjoi lutjet tona’, Beatrix përlot me postimin për nënën
12 Shkurt, 2026
‘Marre ju qoftë’, Labi fillon të qajë pas situatës me Benitën
12 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?