Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj me cilësinë e ushqimit në restorantet e Prishtinës.
Përmes një postimi në TikTok, ku shihet e mërzitur në fotografi, Rina ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me përvojën e saj në restorantet e kryeqytetit.
“Prishtina e ka ushqimin me cilësinë më të ulët që mund të ekzistojë. Ma ndryshoni mendjen, edhe pse kam ngrënë në të gjitha restorantet e Prishtinës. Ushqimin e shpejtë e ka të mirë, ama restorantet? Zot, na fal”, ka shkruar ajo mbi fotografi.
Ndërkaq, në përshkrimin e postimit, këngëtarja ka vijuar të shprehë pakënaqësinë e saj, duke thënë se acarohet kur është e uritur dhe ushqimi në restorantet me emër nuk i përmbush pritshmëritë.
“Acarohem kur jam e uritur dhe ushqimi në restorantet me emër është 1/10”, ka shkruar Rina.
Me këtë deklaratë, Rina ka bërë të qartë se, sipas saj, ushqimi në restorantet e Prishtinës nuk është në nivelin që ajo pret, ndonëse ka veçuar ushqimin e shpejtë si një përjashtim. /Prive By LS


