Troi Berisha, vogëlushi 6-vjeçar nga Prishtina, po përballet me një sfidë që asnjë fëmijë nuk duhet ta kalojë.
Ai ka lindur me një vrimë në zemër (Defekt interatrial i tipit II), dhe prej 6 vitesh, zemra e tij e vogël rreh me mundim.
Çdo ditë e tij është një betejë për jetën.
Shpresa e vetme për Troin është një operacion urgjent i cili kushton 33,000€.
Kjo shumë është e papërballueshme për familjen e tij, por nëse bëhemi të gjithë bashkë, kjo barrë e rëndë kthehet në një shpresë të madhe. Le të bashkohemi për këtë zemër që kërkon të jetojë, të rritet, dhe të qeshë pa dhimbje. Çdo kontribut, sado i vogël, është jetë për Troin!
Ju mund ta ndihmoni Troin përmes të dhënave të mëposhtme:
Banka: Prokredit bank
Emri i llogarisë: Albin berisha
IBAN: XK05 1100001409010166
SWIFT: MBKOXKPR
Kontakt: + 383 45 427 978
Një ndihmë e juaja vlen shumë, ndaj le të bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhuruar Troit jetën që meriton! /Prive By Liberta Spahiu



