Më 8 korrik u shënua rihapja zyrtare e Heb’s dhe MY Shawarma në Rrugën B, duke sjellë për klientët një hapësirë të re, moderne dhe funksionale, ku dy prej brendeve më të dashura tashmë gjenden në një lokacion të vetëm.
Gjatë ditës së hapjes, vizitorët patën mundësinë të përjetojnë një atmosferë festive me lojëra argëtuese, sfida interaktive dhe dhjetëra shpërblime për të pranishmit.
Interesimi i madh dhe energjia pozitive e klientëve e kthyen këtë rihapje në një ngjarje të veçantë për komunitetin e Rrugës B.
View this post on Instagram
Lokacioni i ri është konceptuar për t’u ofruar klientëve një përvojë sa më të mirë, me ambiente të rehatshme dhe mundësinë që në një vend të shijojnë si produktet karakteristike të Heb’s, ashtu edhe produktet nga MY Shawarma.
Rruga B tashmë ka një adresë të re për shijet më të mira – Heb’s dhe MY Shawarma ju mirëpresin çdo ditë në lokacionin e tyre të ri, të bashkuar në një hapësirë moderne dhe mikpritëse, me ofertat e hapjes për vetëm 3 euro deri të dielën. /Prive By Liberta Spahiu


