Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Del promo zyrtare: Arbana – prezantuesja e re e Ferma VIP
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Del promo zyrtare: Arbana – prezantuesja e re e Ferma VIP
Yjet

Del promo zyrtare: Arbana – prezantuesja e re e Ferma VIP

Written by:
Prive
Last updated: 8 Mars, 2026
Share

Ka qenë një nga lëvizjet më të diskutuara të televizionit shqiptar, por tani çdo gjë është e zezë mbi të bardhë. Arbana Osmani ka konfirmuar përmes një promoje në llogarinë e saj në Instagram se do të jetë prezantuesja e re e “Ferma VIP”.

Me një video të shkurtër ku shfaqet në ambientet e kuruara rustike të fermës, moderatorja shkroi “Le të fillojnë lojërat”, duke etiketuar Vizion Plus dhe platformën Tring, për të zyrtarizuar kalimin e saj.

Për vite me radhë, emri i Arbanës ka qenë pazgjidhshmërisht i lidhur me Top Channel, ku u kthye në ikonën absolute të “Big Brother” dhe mbajti mbërthyer shqiptarët pas ekranit. Kjo është hera e parë në historinë e karrierës së saj të gjatë që ajo lë atë shtëpi televizive për t’u shfaqur zyrtarisht në logon e një televizioni tjetër, një lëvizje kjo që i jep një tjetër dinamikë tregut mediatik. Ndërkohë, megjithëse për një periudhë qëndroi larg ekranit tradicional, ajo nuk e humbi kurrë kontaktin me publikun, pasi zhvilloi me sukses programin e saj të intervistave “Mirëmbrëma yje” në kanalin personal në YouTube.

Pyetja që të gjithë kanë tani është se kur do të nisë reality show i ri. Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, “Ferma VIP” pritet të ndezë motorët e transmetimit në fund të muajit mars, duke sjellë një sfidë të vërtetë për audiencën e prime-time. Ky rikthim i Arbanës në një format të madh vjen pas atij largimi shumë të përfolur nga “Big Brother VIP Albania”, për të cilin ajo theu heshtjen kohë më parë.

Prezantuesja rrëfeu hapur se dy vite më parë, pavarësisht se ishte në pozicionin më të lakmuar me rroga me shumë zero, kontrata të majmë dhe audiencë maksimale, e vetmja gjë që donte asokohe ishte që ai format të mbaronte një orë e më parë. Tani, me energji të reja dhe në një format krejt tjetër, pritet që Arbana të rikthejë edhe njëherë shkëlqimin e saj të padiskutueshëm. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Vajzë apo djalë, Ardiani dhe Fjolla zbulojnë gjininë e bebit
Next Article Gara për biletat filloi! Ja ku mund të siguroni vendin tuaj për super-eventin e Adriatique në Prishtinë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Falem pesë vakte,’ Franceska tregon përkushtimin ndaj fesë myslimane

Franceska Murati, ish-banorja e njohur e "Big Brother VIP…

Writen by
Prive
16 Shkurt, 2026
Yjet

“Paya”, nga Yll Limani dhe Sidarta do të pushtojë çdo playlist

Artistët e njohur Yll Limani dhe Sidarta kanë publikuar…

Writen by
Prive
19 Korrik, 2025
Yjet

‘Messi i aktrimit’, kush është 15 vjeçari që po bën namin në Netflix?

Seriali kriminal i Netflix “Adoleshenca” po fiton audiencën dhe…

Writen by
Prive
22 Mars, 2025
Yjet

Pakot e humbura në Kosovë, një mashtrim i madh?

Trendi më i fundit që ka pushtuar rrjetin social…

Writen by
Prive
16 Nëntor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Dasma e shumëpërfolur, vjen më në fund përgjigjja e aktores turke
9 Mars, 2026
Teuta hap arkivat! Pamjet e rralla tregojnë si dukej aktorja në vitet ’90
9 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?