Hetimet për vdekjen tragjike të stilistes dhe personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Ayşegül Eraslan, po nxjerrin në dritë detaje të reja tronditëse. 27-vjeçarja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Kağıthane të Stambollit, pak ditë pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Egjipt. Ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë pasi policia mori në pyetje si dëshmitar aktorin 28-vjeçar Sunay Kurtuluş, i njohur për rolin e tij në serialin “Yeraltı”. Pamjet e kamerave të sigurisë zbuluan se ai ishte larguar nga banesa e stilistes rreth një orë para se ajo t’i jepte fund jetës.
Evinde ölü bulunan Ayşegül Eraslan’ın;
▫️ Olaydan 1 saat önce evine oyuncu Sunay Kurtuluş’un girip kısa süre sonra ayrıldığı görüldü.
▫️ Kurtuluş, Eraslan’ın şakayla tokat attığını, “Ben böyle şakaları sevmem” diyerek evden çıktığını söyledi. pic.twitter.com/lbCRVL3Pmq
— KIT Ajans (@KitAjans) March 15, 2026
Gjatë marrjes në pyetje në Byronë e Sigurisë Publike, Kurtuluş sqaroi se ishte njohur me Eraslan përmes rrjeteve sociale rreth tre javë më parë. Ai deklaroi se natën e ngjarjes ajo kishte kërkuar të takoheshin, ndaj ai kishte shkuar në banesën e saj. Sipas dëshmisë së tij, ndërsa po pinin çaj dhe po bënin shaka, ajo e kishte goditur me shuplakë. Aktori i kishte thënë se nuk i pëlqenin shakatë fizike dhe ishte përgatitur të ikte. Pasi ajo i kishte dhuruar një kapele, ai ishte larguar nga shtëpia. Më pas, ata kishin shkëmbyer disa mesazhe në telefon, derisa stilistja kishte vendosur ta bllokonte. Pas kësaj dëshmie, aktori u la i lirë.
Tragjedia u thellua më tej kur policia gjeti në vendngjarje një tabelë të bardhë me shënime dhe një letër lamtumire. Në këto rreshta rrëqethës, Eraslan shkruante se kishte përjetuar shumë dhunë dhe se jeta ishte e keqe. Ajo i kërkonte falje babait, duke theksuar se ndihej po aq e vetmuar sa nëna e saj dhe se nuk kishte marrë asnjëherë dashuri prindërore nga asnjëri prej tyre. Në fund të shënimit, ajo la porosinë e fundit duke kërkuar që dikush të kujdesej për qentë e saj.
Hetimet zbardhën edhe dinamikën e ngjarjes së rëndë. Sipas ekspertizës, Ayşegül Eraslan fillimisht kishte prerë kyçin e dorës së majtë ndërsa shkruante letrën, ku u gjetën edhe gjurmë gjaku, por pa arritur të dëmtonte damarët jetësorë. Më pas, ajo i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me një rrip në shkallët e shtëpisë së saj dupleks. Ndërkohë, një mik i saj dëshmoi në polici se 27-vjeçarja kishte tentuar vetëvrasjen edhe dy herë të tjera në të kaluarën, raste të cilat nuk ishin raportuar asnjëherë në autoritete. /Prive By Liberta Spahiu



