Beteja e vërtetë mes “Ferma VIP” dhe “Big Brother VIP Albania” po luhet me shifra, dhe debati i audiencës sapo ka marrë një rrjedhë tjetër.
Gjithçka nisi kur Arbana Osmani ripostoi në Instastory një grafik të Google Trends, ku theksohet se formati i ri ka lënë pas rivalin në kërkimet në YouTube.

Ndonëse fraza “kërkimet nuk blihen” i përkiste postimit origjinal, shpërndarja e saj nga moderatorja u pa si një mesazh i qartë sfide. Megjithatë, një analizë e shifrave aktuale nxjerr në pah një situatë ku të dyja palët kanë argumentet e tyre për fronin e audiencës.
Prime i parë i “Ferma VIP” shënoi një numër jashtëzakonisht të lartë prej rreth 420 mijë shikuesish live, një nisje padyshim e shkëlqyer për një format të ri.
Ajo që po ngjall diskutim në rrjet është disproporcioni i këtij fluksi masiv në kohë reale me totalin e shikimeve që videoja ka aktualisht, me rreth 1.3 milionë klikime, dukshëm larg mesatares së një prime të BBVA që tejkalon çdo herë të nesërmen 2,1 milion shikime. Për shumë ndjekës, logjika sugjeron që një audiencë kaq e madhe live do të përkthehej në shumëfish më tepër shikime totale ditën në vijim. Kjo ka ushqyer teori në rrjet për klikime të dyshimta, gjë që e bën fjalinë “kërkimet nuk blihen” të duket si një kundërpërgjigje direkte ndaj këtyre zërave.
Pavarësisht këtij debati, interesi për formatin e ri është i prekshëm.
Momentet virale të krijuara nga fermerja Moza Ahmeti dhe investimi i madh në produksion kanë sjellë një frymë të re televizive.
Nga ana tjetër, shifrat e përgjithshme tregojnë se “Big Brother VIP Albania” ka një audiencë besnike të konsoliduar prej vitesh që nuk lëkundet lehtë.
Gara është plotësisht e hapur dhe mbetet për t’u parë nëse ky vrull fillestar i fermës do të mbajë ritmin e gjatë përballë një rivali kaq historik. /Prive By Liberta Spahiu


