Hyrja e saj në format pritej të ishte e veçantë, por askush nuk mendonte se vetëm 24 orët e para do të mjaftonin që ajo të kthehej në kryefjalën e rrjeteve sociale. Shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti i është bashkuar edicionit të tretë të “Ferma VIP” dhe ka gjeneruar një viralitet masiv qysh në start. Ashtu siç ndodh rëndom në daljet e saj publike apo intervistat televizive, ku natyra e saj e drejtpërdrejtë krijon gjithnjë lajm, as këtë herë nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.
Por cilat janë tre momentet më virale në rrjet:
Kur u kuptua që deri të hënën do të jenë pa mish, me një dietë ushqimore vegane, ajo pyeti me qetësi maksimale në mes të ‘prime-t’ nëse të paktën mund të thernin patën e fermës për ta ngrënë.
@mozathequeen 🪿🫘😋 #fermavip #mimozaahmeti #mozathequeen #fyppppppppppppppppppppppp #viral ♬ “Sleep BGM” Starry sky walk sound in a dream – Sleeping Forest – Healing BGM Situatat komike vazhduan pasi lodhja bëri të veten dhe shkrimtarja vendosi të injorojë plotësisht kamerat, duke u shtrirë për të fjetur pa e vrarë mendjen, ndërkohë që spektakli ishte ende në transmetim.
@fermavip.vizionplusMimoza Ahmeti shtrihet për të fjetur: Kur mbaron spektakli? Për ta mbyllur natën me po të njëjtin ritëm, pas përfundimit të spektaklit u kuptua se ajo nuk ia dinte emrin as Arbana Osmanit.
@mozathequeen #fermavip #mimozaahmeti #mozathequeen #fyppppppppppppppppppppppp #viral ♬ original sound – mozathequeen Edhe gjatë ditës së sotme, batutat dhe sjelljet e saj të shkujdesura brenda ambienteve të fermës kanë vazhduar të prodhojnë momente virale pafund për ndjekësit online, duke e kthyer Mimozën në një nga personazhet më të komentuara të momentit. /Prive By Liberta Spahiu


