Autori i emisionit të njohur investigativ “Piranjat”, Taulant Kopliku, ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij. Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme, ai ka lënë mënjanë për pak kohë terrenin dhe investigimet e vështira për të shijuar një mbrëmje të gëzueshme festive.
Kjo festë u organizua në qytetin e Shkodrës, ku të pranishëm për të uruar dhe festuar me kolegun e tyre ishin gazetarët dhe stafi i emisionit “Piranjat”. Pjesëmarrja e kolegëve tregoi edhe një herë harmoninë dhe raportin e ngushtë miqësor që ata kanë krijuar përtej kamerave dhe sfidave të përditshme të punës.
Ajo që e bëri këtë mbrëmje edhe më të paharrueshme ishte Donjeta Morina, e cila i vuri “flakën” festës. Ajo ndezi atmosferën duke interpretuar hitin e njohur patriotik “Mora fjalë”, një moment ky që ngriti në këmbë të pranishmit dhe i dha një emocion krejt të veçantë autorit të emisionit.
/Prive By Liberta Spahiu


