Sonte në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” pritet të zhvillohet një nga ngjarjet më tradicionale të formatit: “dasma” mes Brikenës dhe Mateos.
Por, ndërkohë që brenda shtëpisë po bëhen përgatitjet për festën, jashtë saj nuk kanë munguar reagimet e forta dhe hatërmbetjet.
Ish-banori i këtij edicioni, Ilir Vrenozi, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij ndaj “nuses” së mbrëmjes, Brikenës. Shkak është bërë një deklaratë e saj brenda shtëpisë, ku ka kërkuar specifikisht që në krah të saj, gjatë ceremonisë, të qëndrojë ish-banori tjetër, Kristi. Kjo zgjedhje duket se e ka prekur thellë Ilirin, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.
Përmes profileve të tij, Iliri thekson pabarazinë që ai ndjen mes asaj që ka dhënë dhe asaj që po merr mbrapsht. Ai shprehet se e ka mbështetur Brikenën “me shpirt” si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë, duke theksuar sakrificën e tij për të udhëtuar 200 kilometra vetëm për t’i dhënë forcë. Në kontrast të fortë, ai vë në dukje se Kristi nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta mbështetur Brikenën nga jashtë. “Jam mësuar me zhgënjime s’ka asgjë,” përfundon Iliri me ironi dhe keqardhje.
View this post on Instagram
Ndërsa ka mbetur i zhgënjyer nga Brikena, Ilir Vrenozi ka shfrytëzuar rastin për të ndryshuar qasjen ndaj “dhëndrit”. Në postimin e tij, ai i drejtohet Mateos me fjalë të ngrohta, duke i kërkuar falje publike që nuk e ka mbështetur deri tani. Pasi e falënderon që i ka “bërë zemrën mal”, Iliri e mbyll mesazhin e tij duke i uruar Mateos të prekë finalen e madhe të programit. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


