Asgjë nuk i shpëton syrit të mprehtë të ndjekësve në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për personazhet më të komentuar të momentit.
Hati dhe Dijonis Biba janë bërë kryefjala e portaleve këtë fundjavë, e gjitha kjo për shkak të disa fotove që po qarkullojnë kudo.
Ndonëse postimet e tyre kanë një diferencë prej 24 orësh, destinacioni i zgjedhur është i njëjti pavarësisht një detaji të rëndësishëm që tregon të kundërtën.
Hati, e cila gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen, publikoi një video “unboxing” të markës Cartier, e veshur me mjaft elegancë mbi një varkë luksoze në Itali.
View this post on Instagram
Vetëm një ditë më vonë, në profilin e Dijonis Bibës u shfaqën pamje nga i njëjti liqen dhe me një sfond mjaft të ngjashëm vilash historike.
Megjithatë, pas një vëzhgimi më të detajuar, vihet re një dallim thelbësor: varkat mbi të cilat ndodhen dyshja janë totalisht të ndryshme.
Edhe pse mjetet lundruese nuk përputhen, peizazhi thuajse identik ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë komentet mbi këtë koincidencë që po bën xhiron e rrjetit.
Ne nuk po aludojmë absolutisht që ata janë bashkë, pasi në botën e showbizit rastësitë gjeografike janë të shpeshta dhe liqenet e Italisë janë plot me shqiptarë që pushojnë, por kjo “përputhje” destinacionesh ka zgjuar interesin e fansave.
Kujtojmë që Hati ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë vitit që lamë pas, sidomos pas ndarjes nga ish-partneri i saj, Jashari, një personazh sa i famshëm aq edhe misterioz për publikun.
Nga ana tjetër, edhe Dijonis Biba është një emër që përflitet kohë pas kohe për jetën e tij dinamike dhe lëvizjet e tij të vazhdueshme jashtë vendit.
A është ky thjesht destinacioni turistik i preferuar nga të gjithë VIP-at shqiptarë kohët e fundit?
Rrjeti po zien, por duket se e gjitha mbetet thjesht një rastësi e bukur pushimesh ku secili po shijon Italinë në varkën e tij.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


