Kushtet e higjienës në shtëpinë e “Ferma VIP” janë bërë shkak për tensione të forta mes banorëve. Gjithçka nisi si një debat mes Jonida Maliqit dhe Malbora Gurrës, por situata mori një rrjedhë krejt tjetër gjatë spektaklit “Prime” të mbrëmjes së djeshme, duke përfshirë në diskutim edhe fermerët e tjerë.
Gjatë spektaklit, moderatorja Arbana Osmani u kërkoi mendim edhe vajzave të tjera të shtëpisë lidhur me situatën. Këngëtarja Soni Malaj u përfshi duke deklaruar se, referuar veprimeve të Malborës, duhet gjetur forma e duhur për t’ia komunikuar gjërat.
Ky koment nuk u prit aspak mirë nga Jonida Maliqi, duke shënuar kështu një përplasje të papritur mes dy artisteve. Biseda mes tyre degradoi në replika të drejtpërdrejta, ku Jonida ndërhyri duke i thënë Sonit se nuk ia kërkoi fare opinionin.
Soni u përgjigj duke theksuar se fjalën ia kishte kërkuar Arbana dhe po e vazhdonte, çka solli ironinë e Jonidës e cila i tha: “Shyqyr të dëgjova duke folur”. Tensioni u rrit kur Soni ia ktheu duke i thënë se ajo nuk zihet si puna e saj.
Kjo frazë e nxehu edhe më shumë bisedën. Jonida i kërkoi të mos krahasohej me të, duke theksuar: “Nuk zihesh? Po ti nuk je unë një herë. Ti je Soni Malaj, unë Jonida Maliqi, mos u krahaso të lutem.” Soni e përmbylli këtë përplasje me fjalët: “Unë të krahasohem me ty? Larg qoftë.”
View this post on Instagram
Ky debat mes dy emrave shumë të dashur të ekranit ka sjellë menjëherë reagimin e mikes së tyre, Rezarta Shkurta. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rezarta ka ndarë një sekuencë nga debati në “Prime”, duke shprehur “hallin” e saj si një shoqe që i ka xhan të dyja vajzat.
“E di çfarë problemi kam me Fermën? Që ka kast, disa nga njerëzit më xhan që njoh,” ka shkruar Rezarta. Në vijim ajo thekson se do ta ketë shumë problem të bëjë tifozllëk vetëm për njërën pasi i do të gjitha. Ajo e mbyll postimin e saj duke u lutur vajzave t’ia bëjnë më të lehtë dhe të mos zihen, duke i etiketuar si Sonin, ashtu edhe Jonidën.
/Prive By Liberta Spahiu



