Një befasi e bukur ka ndodhur sot në “Ferma VIP”, ku protagonistja kryesore ishte Mimoza Ahmeti. Gjatë qëndrimit në shtëpi disa ditë më parë, shkrimtarja u dëgjua teksa këndonte me zë të lartë këngën e njohur të Taynës, “Si Ai”.
Kjo video qarkulloi shpejt në rrjet dhe mesa duket ka tërhequr drejtpërdrejt vëmendjen e vetë reperes, e cila ka vendosur t’i përgjigjet me një surprizë nga ajri.
Gjatë ditës, një parashutë me motor fluturoi sipër oborrit të fermës me një mesazh dedikuar Mimozës.
“Me dritën tënde po na zgjon të gjithëve një gëzim që nuk e dinim që e kishim brenda e as që kishim nevojë për të. Një diell si ti, si ti, si ti”, thuhet në mesazhin e artistes.
Sapo e ka vënë re, ajo ka dalë me shpejtësi në ambientet e jashtme dhe ka nisur sërish të këndojë vargjet e këngës. E gëzuar nga befasia, Mimoza ka ngritur duart drejt qiellit duke përsëritur tekstin: “Ke thënë që nuk je si ai, dole më zi se ai” si dhe “rrenat s’i ndale, dashninë teme e fale”.
Në videon që po shpërndahet në rrjetet sociale, ajo dëgjohet duke thirrur me zë të lartë “Ka Zot, o Zot”, ndërsa duket qartë që po shijon momentin duke përqafuar veten mes emocioneve. Asaj i është bashkuar edhe një nga banorët e tjerë në oborr, i cili ka nisur të kërcejë dhe të ndajë momentin bashkë me të.
Moza është personazhi më viral i momentit falë karakterit dhe origjinalitetit të saj. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


