Nesër mbrëma mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania dhe pyetja e vetme që qarkullon kudo është se kush do ta marrë çmimin e madh.
Nëse ndez televizorin dhe ndjek studiot e ndryshme, duket sikur fituesja është shpallur tashmë. Të ftuarit dhe opinionistët flasin thuajse në kor se fitorja e këtij edicioni i takon pa diskutim Selin.
View this post on Instagram
Por, kur kalon në rrjetet sociale, situata paraqitet më ndryshe. Gara online është e ndarë në dysh, e fokusuar vetëm mes saj dhe Mateos. Ndonëse Selin ia del të triumfojë në disa sondazhe, në shumicën dërrmuese është Mateo ai që udhëheq listat.
Këtë e tregon më së miri edhe sondazhi i hapur në Instagramin e Prive By Liberta Spahiu. Nga një kampion prej afro 8,000 votuesish (më saktësisht 7,730 përgjigje), Mateo doli bindshëm i pari duke rrëmbyer 71% të votave, ndërsa Selin mori 25%. Nga ana tjetër, ajo që vihet re menjëherë është përqindja thuajse e papërfillshme e dy finalistëve të tjerë. Miri grumbulloi vetëm 3%, ndërsa Rogerti mbeti në fund me 1%, duke u parë nga rrjeti si totalisht jashtë lojës për çmimin e parë.
Gjithsesi, të gjithë e dimë shumë mirë si funksionon ky format. Përtej mbështetjes masive dhe klikimeve në sondazhe, janë vetëm votat me SMS ato që do të vulosin emrin e fituesit, duke hedhur poshtë ndonjëherë edhe vetë rrjetin.
Këtë e pamë të ndodhte qartë me përzgjedhjen e finalistëve pak ditë më parë; Brikena ishte e favorizuar bindshëm kudo në përballjen kundër Rogertit, por SMS-të folën ndryshe dhe ajo nuk e kapi dot finalen.
Mbetet për t’u parë nëse edhe nesër do të kemi ndonjë surprizë nga mesazhet e publikut apo nëse fituesi do të përputhet me zërin e sondazheve. /Prive By Liberta Spahiu



