Aktori i njohur turk, Burak Deniz, i cili ka një bazë të madhe fansash falë serialeve të tij hit, është kthyer në qendër të një skandali të madh. Sipas raportimeve nga gazeta turke “Yeniçağ”, rezultatet e analizave të tij të gjakut dhe flokëve, të bëra në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbuluar gjurmë të lëndëve narkotike.
Mësohet se aktori është marrë në pyetje në kuadër të një hetimi të gjerë që përfshin plot 14 persona të njohur të ekranit, mes tyre edhe aktorja Sinem Ünsal. Skandali thellohet edhe më tej pasi testet kanë nxjerrë zbuluar edhe emra të tjerë. Tek yjet si Serra Pırınç dhe Enes Güler janë gjetur sasi të vogla “marijuane” dhe “kokaine”, te këngëtari Utku Unsal janë gjetur gjurmë “marijuane”, ndërsa te këngëtarja Simge Sağın është zbuluar një përbërës aktiv që ndodhet në ilaçe.
Kjo ngjarje ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë në botën e showbiz-it turk dhe ka pushtuar rrjetet sociale. Burimet sugjerojnë se kontratat e majme të aktorit për filma dhe reklama janë tani në rrezik serioz. Për më tepër, ky skandal ka rikthyer në vëmendje edhe polemika të së kaluarës që e rrethojnë, duke rënduar edhe më shumë imazhin e tij.
Burak Deniz, 35 vjeç, e nisi karrierën e tij në moshën 20-vjeçare me “Kolej Günlüğü” dhe njohu një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar falë roleve të tij në seriale si “Bizim Hikaye”, “Küçük Tatlı Yalancılar” dhe “Kaçak”. /Prive By Liberta Spahiu


