Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi interaktiv në rrjetet sociale. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje të zhvilluar në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka zbuluar detaje rreth këngëve të reja.
Gjithçka nisi nga kërkesa e drejtpërdrejtë e një prej ndjekësve, i cili theksoi mungesën e projekteve të saj të reja. “Publiko ndonjë këngë, pasi kemi mbetur pa dëgjuar diçka të mirë”, i ka shkruar fansi, duke theksuar kështu pritshmërinë e lartë të publikut.
Përgjigjja e Anisës ishte e menjëhershme dhe mjaft premtuese. Ajo theksoi se po punon intensivisht dhe se ka një sërë materialesh të gatshme. “Këngë kam shumë. Por kurdo që të publikoj, kjo do të jetë e para prej tyre”, është shprehur ajo në story-n e saj.
Surpriza e vërtetë qëndronte pikërisht tek audio e këtij postimi. Për të shuar kuriozitetin, Anisa nuk u mjaftua vetëm me fjalë, por ka ndarë një demo të shkurtër, duke zbuluar pak sekuenca nga kënga e re.
Ndonëse ende nuk ka dhënë një datë të saktë apo një titull zyrtar, kjo demo ishte sinjali i qartë se Anisa po rikthehet. Tashmë ndjekësit patën mundësinë të shijojnë një pjesë të asaj që po gatuhet në studio, duke i rritur akoma më shumë pritshmëritë për këtë projekt të ri.
/Prive By Liberta Spahiu



