Gold AG, ka reaguar së fundmi përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram për të paralajmëruar ndjekësit e tij rreth një profili fals që po përdor emrin dhe imazhin e tij në rrjetin social TikTok.
Në një “InstaStory”, këngëtari ka shpërndarë një pamje (screenshot) të një bisede ku një qytetar i ishte drejtuar kësaj llogarie false në TikTok. Në mesazh, personi kërkonte ndihmë emergjente për një familje me 11 anëtarë nga Prizreni, të cilët ndodheshin në kushte të rënda ekonomike dhe kishin nevojë për gjëra ushqimore.
Përkrah fotos së publikuar, Gold AG ka sqaruar se ai nuk e menaxhon atë llogari dhe se fansat duhet të kenë kujdes. Megjithatë, përtej denoncimit të vjedhjes së identitetit, ai nuk e ka anashkaluar thirrjen humanitare, duke treguar edhe një herë anën e tij bamirëse.
“Ky profil në TIKTOK nuk është i imi, nëse vërtetë ka nevojë për gjëra ushqimore le t’më drejtohet mua,”— ka shkruar reperi mbi postim.
Përmes këtij mesazhi, Gold AG e bën të qartë se, nëse rasti i familjes nga Prizreni është i vërtetë, ai është i gatshëm t’u dalë në ndihmë, por kërkon që personat në nevojë ose ata që i ndërmjetësojnë të kontaktojnë drejtpërdrejt në llogaritë e tij zyrtare dhe të verifikuara.
Ky reagim është pritur mirë nga ndjekësit, pasi reflekton angazhimin e tij të vazhdueshëm në nisma të ndryshme humanitare, pavarësisht abuzimeve që mund të bëhen me emrin e tij në internet. /Prive By Liberta Spahiu



