Kris Jenner ka thyer heshtjen lidhur me thashethemet që po qarkullojnë mbi një dështim të mundshëm të ndërhyrjes së saj të fundit estetike.
Prej ditësh, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se 68-vjeçarja është tejet e pakënaqura dhe në gjendje paniku pasi një operacion i tërheqjes së fytyrës (facelift), që thuhet se ka kushtuar rreth 100 mijë dollarë, nuk ka dhënë rezultatet e synuara.
Sipas këtyre spekulimeve, Jenner ishte izoluar nga daljet publike për të fshehur pasojat e një ndërhyrjeje që po cilësohej si një “katastrofë” estetike që po i deformonte tiparet.
Diskutimet u ndezën akoma më shumë pasi disa imazhe të fundit të shkrepura nga paparacët treguan një teksturë lëkure të ndryshme nga ajo që publiku është mësuar të shohë në rrjetet sociale.
Kritikët nxituan të aludonin se pesha e viteve dhe ndërhyrjet e shumta kishin filluar të jepnin efektin e kundërt, duke krijuar atë që në mjekësinë estetike njihet si “lëshimi i indit” pas operacionit.
Ky presion mediatik duket se ka detyruar rrethin e ngushtë të Jenner të reagojë, duke i cilësuar këto pretendime si tërësisht të pabaza, dashakeqe dhe të motivuara nga dëshira për të dëmtuar imazhin e saj publik.
Sipas reagimit zyrtar, Jenner nuk ka pasur asnjë komplikacion mjekësor dhe është plotësisht e kënaqur me procesin e saj të rikuperimit, i cili kërkon kohën e vet specifike për të treguar rezultatin final.
Ekspertët e saj të imazhit insistojnë se ajo që njerëzit shohin në fotot e paedituara është thjesht një proces normal post-operator që çdo person kalon pas një ndërhyrjeje të tillë invazive.
Me këtë qëndrim të prerë, Kris Jenner synon të shuajë zërat për një dështim profesional të kirurgëve të saj, duke mbrojtur me forcë imazhin që mbetet një nga asetet më fitimprurëse dhe më të diskutuara të industrisë së argëtimit në mbarë botën. /Prive By Liberta Spahiu



