Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. Kënga mban titullin “Veq me ty” dhe është lansuar ditën e sotme, duke filluar menjëherë të grumbullojë mijëra shikime e komente pozitive në platformën YouTube vetëm pak orë pas publikimit.
Ky projekt vjen me një rëndësi të veçantë për artisten, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një këngë të radhës. “Veq me ty” është pjesë e albumit të parë në karrierën e Melindës.
Për të realizuar këtë projekt, Melinda ka bashkëpunuar me një ekip profesionistësh të njohur në industri. Produksioni i këngës i është besuar producentit Qelik Lipa, ndërsa për vijën melodike është kujdesur vetë Melinda. Për sa i përket tekstit, artistja ka bashkuar forcat me reperin dhe tekstshkruesin e njohur, Ellinell.
Projekti tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat dhe të plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu


