Të mbash miqësi pasi fiken kamerat e Big Brother nuk është gjithmonë e lehtë, por Shëndriti dhe Greta Kazazi qenkan po aq të afërt sa i pamë në shtëpi. Në fakt, kaq të afërt, sa Shëndriti vendosi t’ia testojë nervat keq fare. Një rreng i tij i fundit po bën xhiron e rrjetit dhe, të jemi të sinqertë, Greta reagoi fiks siç do të reagonte një shoqe e vërtetë.
Ora ishte rreth nëntë e gjysmë e mbrëmjes kur ai e telefonon. Me një zë që të bën vërtet të besosh se është në telashe, i thotë se sapo ka kaluar tunelin e Kalimashit dhe po i del tym nga makina dhe ka frikë.
Teksa Greta fillon të stresohet me të vërtetë dhe e pyet troç “po a i ke futur benzinë?”, Shëndriti po mbulonte gojën me dorë që të mos qeshte.
Këtu u pa qartë se miqësia e tyre nuk është thjesht për rrjete sociale. Pa u menduar dy herë, Greta e merr situatën në dorë dhe i thotë se do të gjejë një makinë për t’u nisur urgjentisht drejt tij bashkë me Onnon vetëm e vetëm për t’i ardhur në ndihmë mikut të tyre në mes të natës.
Por kur ajo po bëhej gati të nisej, Shëndriti u dorëzua. Ai në të qeshura i tregoi se e gjitha ishte thjesht një lojë dhe se ndodhej rehat në shtëpi. Reagimi i saj? Video e mëposhtme flet vetë.
Në fund të fundit, këto janë shoqëritë që ia vlejnë! /Prive By Liberta Spahiu


