Mbrëmjen e djeshme, Cllevio shënoi rikthimin e tij në skenë pasi rifitoi lirinë, një ngjarje që mori vëmendje të madhe në jetën e natës në Tiranë.
Kleviol Ahmeti u shfaq i qetë, duke iu drejtuar me sinqeritet të pranishmëve. Fjalët e tij në mikrofon zbuluan dikë që e kishte ndjerë vërtet mungesën e skenës. “Faleminderit të gjithëve. Jam shumë i emocionuar… Më kanë rënë dritat këtu, s’po shoh njeri,” tha Cllevio, duke mos e fshehur emocionin e kësaj daljeje të parë pas izolimit.
Pas këtij momenti falënderimi, reperi zbuloi një detaj nga prapaskena. Për t’ua kthyer respektin fansave që kishin ardhur për ta dëgjuar, ai ndau një surprizë për mbrëmjen.
“Pyeta çunat e pronarit sa kushton një teke tekila. Dhe i thashë më jep një çmim se dua të qeras gjithë klubin me nga një teke tequila… Bëmë muhabetin se si do shkonte,” u shpreh ai para turmës.
Më pas, njoftoi se në orën 2:30 të mëngjesit, klubi do të kishte gati qerasjen për të gjithë, si një dhuratë e drejtpërdrejtë nga ai.
Cllevio e theksoi se ky gjest nuk ishte një shfaqje, por thjesht një shenjë mirënjohjeje. “Dua t’ju respektoj me një gjest simbolik,” u shpreh ai, duke dashur t’i nderonte të gjithë të pranishmit. “Unë nuk pi alkool se jam me ilaçe, arsye shëndetësore, por për ju do ta pi një gotë,” e mbylli ai fjalimin duke ngritur peshë sallën.
Pavarësisht shqetësimeve paraprake për sigurinë për shkak të ngjarjeve nga e kaluara, gjithçka kaloi e qetë dhe pa asnjë incident, duke shënuar kështu një rikthim të suksesshëm të reperit në jetën e natës. /Prive By Liberta Spahiu
@publik.alCllevio mes emocionesh shpërthen në falënderime për fansat dhe i surprizon duke i qerasur të gjithë me tequila


