Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka prekur zemrat e publikut me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Copa Copa”.
Kjo këngë, e cila tashmë është lansuar në platformën YouTube, po komentohet gjerësisht jo vetëm për rikthimin e artistit, por sidomos për historinë që fshihet pas saj.
Ky projekt mbart një peshë të jashtëzakonshme emocionale, pasi “Copa Copa” është një dedikim për vëllain e tij të ndjerë, Mentorin.
Përmes këtyre vargjeve, artisti ka zbrazur dhimbjen dhe ka nderuar kujtimin e njeriut të tij më të shtrenjtë.
Përtej dedikimit, me këtë publikim Unikkatil ka mbajtur edhe një premtim të shenjtë. Sa ishte gjallë, vëllai i reperit i kishte kërkuar një dëshirë të veçantë: që ai të lansonte një këngë pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij. Për të çuar në vend këtë amanet, Unikkatil zgjodhi pikërisht këtë datë domethënëse për të ndarë projektin me publikun.
Projekti “Copa Copa”, i cili shërben si një testament i lidhjes së pandashme mes vëllezërve, është tashmë i qasshëm për të gjithë në kanalin zyrtar të ‘Bloody Alboz’ në YouTube. /Prive By Liberta Spahiu


