Pas paralajmërimit që bëri mëngjesin e sotëm, duke i lënë të gjithë në pritje, Engjëllusha Salihu e zbuloi më në fund surprizën në orën 15:00. Këngëtarja ka konfirmuar atë që përflitej në heshtje prej disa kohësh: ajo po bëhet nënë. Për ta dhënë këtë lajm, Engjëllusha zgjodhi mënyrën më origjinale përmes publikimit të projektit të saj të ri muzikor, i cili mban titullin kuptimplotë, “Pritje e ëmbël”.
Kënga mori menjëherë vëmendjen e publikut që në minutat e para në YouTube, jo vetëm për melodinë, por sidomos për pamjet vizuale. Në videoklipin e kuruar në detaje, këngëtarja shfaqet plot shkëlqim e rrethuar nga natyra, e veshur me fustane që theksojnë format e saj të reja.
Por ajo që u ka bërë përshtypje ndjekësve është se, me sa duket, ajo ka konfirmuar indirekt edhe gjininë e foshnjës. Gjatë klipit shfaqen detaje që flasin vetë. Rrobat e vogla të varura në tel janë qartësisht për një djalë, ndërsa një arush i kaltër i shfaqur pranë saj e vulos këtë lajm të bukur. Sipas të gjitha gjasave vizuale, Engjëllusha dhe partneri i saj, Mërgimi, do të bëhen prindër të një djali.
Shijojeni projektin e plotë në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu


