Mateo është rikthyer në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, por këtë herë jo për muskujt e tij, por për një detaj që ka bërë ndjekësit të komentojnë gjatë. Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania” po tregon se e ka marrë shumë seriozisht “urdhrin” e partneres së tij, Brikenës, sa i përket simbolit të tyre të dashurisë.
Thuhet se dashuria kërkon sakrifica, dhe për Mateon kjo sakrificë është vëmendja maksimale.
Kujtojmë se Brikena ka qenë e prerë në udhëzimet e saj: ajo i ka thënë Mateos se mund të këputë edhe gishtin, por unaza nuk duhet të lëvizë nga vendi! Ky “ultimatum” me sa duket e ka vënë në lëvizje Mateon për të gjetur një zgjidhje kreative.
E mbani mend gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”, Mateo u bë protagonist i disa momenteve paksa “të sikletshme” kur harroi unazën e tij jo një, por dy herë në tualet. Kjo harresë nuk kaloi pa u vënë re duke u kthyer në një temë diskutimi për vëmendjen e tij ndaj detajeve.
Për të shmangur çdo incident të mundshëm gjatë seancave intensive në fitness, Mateo ka gjetur një mënyrë të re për ta mbajtur unazën sigurt. Në fotot e fundit që po bëjnë xhiron e rrjetit, ai shihet duke u stërvitur me unazën e vendosur në një zinxhir rreth qafës. Kështu, edhe pse peshat janë të rënda, unaza mbetet “ngjitur” me të, duke u siguruar që Brikena të jetë e qetë dhe gishtat e Mateos të mbeten të gjithë në vendin e tyre! /Prive By Liberta Spahiu



