Ylli botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër kompanisë Samsung Electronics. Këngëtarja pretendon se imazhi i saj është përdorur pa leje në paketimet e televizorëve të kompanisë, duke shkelur të drejtat e autorit dhe ato të publicitetit.
Samsung ka mohuar zyrtarisht akuzat për përdorim të qëllimshëm të imazhit. Sipas kompanisë, fotografia u shfaq në kutitë e produkteve vetëm pasi një partner i jashtëm (kontribues përmbajtjeje) i kishte siguruar ata se të gjitha të drejtat dhe miratimet e nevojshme ishin siguruar paraprakisht, përfshirë përdorimin për qëllime tregtare në paketime.
Në një deklaratë zyrtare, Samsung u shpreh: “Imazhi u përdor vetëm pas marrjes së sigurimit të qartë nga partneri i përmbajtjes se leja ishte marrë. Duke u nisur nga kjo garanci, ne mohojmë çdo akuzë për keqpërdorim të qëllimshëm.”
Nga ana tjetër, ekipi ligjor i Dua Lipës pretendon se imazhi i saj vazhdoi të shfaqej në kutitë e televizorëve për muaj të tërë, madje edhe pasi kompanisë i ishin dërguar paralajmërime zyrtare për ndërprerjen e menjëhershme të përdorimit (letrat cease-and-desist). Kjo vonesë në reagim përbën bazën kryesore të akuzës për shkelje të qëllimshme të të drejtave të imazhit.
/Prive By Liberta Spahiu



