Nëse jeni duke u përpjekur të harroni një prerje të gabuar flokësh ose thjesht po ëndërroni për flokë të gjatë, të shndritshëm dhe të shëndetshëm, ky qëllim është më i arritshëm nga sa mendoni. Ndonëse gjenetika luan një rol të madh (sidomos për vajzat me flokë natyralisht të hollë), platforma e stilit të jetesës e Kourtney Kardashian, tregon se kemi shumë fuqi në duart tona dhe kjo është e thënë në mënyrë të fjalëpërfjalshme.
Më poshtë gjeni gjashtë sekretet e zbuluara nga ekspertët për të stimuluar rritjen e shpejtë të flokëve:
1. Masazhoni skalpin… sa më shpesh!
Masazhi i skalpit nxit qarkullimin e gjakut në gjëndrat e flokut, gjë që transporton oksigjen dhe lëndë ushqyese direkt në lëkurë. Kjo jo vetëm që do t’ju japë energji (falë sistemit limfatik), por do t’i “zgjojë” rrënjët për të filluar punën. Studimet tregojnë se masazhet e shpeshta rrisin ndjeshëm dëndësinë e flokut.
2. Vajosja e skalpit para larjes
Pasi e dini që do t’i lani flokët, bëni pak planifikim paraprak. Gjeni një vaj skalpi që përmban përbërës për rritjen e flokëve, si rozmarina ose vaji i ricinit. Aplikojeni me pikatore nëpër seksione të flokut dhe masazhojeni mirë. Lëreni të veprojë nga 20 minuta deri në një natë të tërë përpara se ta lani me shampo.
3. Mbështetje nga brenda-jashtë
T’i jepni trupit ushqyesit e duhur është mënyra më e sigurt për një ndryshim afatgjatë. Për shembull, hithra është e pasur me zink, bakër, magnez, silicë dhe vitaminat A, K dhe C—të gjitha të shkëlqyera për reduktimin e inflamacionit dhe stimulimin e kolagjenit.
4. Hani saktësisht dy arra Brazili në ditë
Arrat e Brazilit janë natyralisht shumë të pasura me selenium, një aleat i jashtëzakonshëm i bukurisë që mbron qelizat dhe folikulat nga dëmtimi. Megjithatë, këtu duhet pasur kujdes: ngrënia e më shumë se dy arrave në ditë mund të çojë në mbidozë seleniumi, gjë që lidhet paradoksalisht me rënien e flokëve. Pra, qëndroni te rregulli i artë: vetëm dy në ditë!
5. Menaxhoni stresin
Periudhat e stresit të lartë jo vetëm që shkaktojnë rënie të flokëve, por i bëjnë rrënjët “përtace”. Kortizoli (hormoni i stresit) ndikon drejtpërdrejt në folikul duke ngadalësuar rritjen. Sigurohuni të bëni gjumë çlodhës, të meditoni ose të bëni aktivitete që qetësojnë sistemin nervor.
/Prive By Liberta Spahiu


