Sara Gjordeni, moderatorja e ‘She’s on Top’, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram përmes opsionit “Ask Me”.
Ndër pyetjet e shumta që kishin të bënin me jetën e saj private, ajo nuk ka hezituar t’u japë përgjigje edhe atyre që lidhen me partnerin e saj, këngëtarin Bardhi.
Siç shihet në imazhin e publikuar, një nga ndjekësit e ka pyetur drejtpërdrejt: “Doja të pyesja, ti je më e madhe se Bardhi?”.
Sara është përgjigjur me sinqeritet duke shuar kureshtjen e të gjithëve:
“Po, unë jam 10 muaj më e madhe se Bardhi”.
Kjo diferencë e vogël duket se nuk ka pasur asnjë ndikim në harmoninë e tyre, pasi dyshja po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës.
Kujtojmë se çifti, romanca e të cilëve lindi brenda formatit Big Brother VIP Albania 3, janë tashmë prindër të një vajze të quajtur Nea.
Por lajmet e bukura nuk ndalen këtu, pasi vetëm javën që lamë pas, Sara konfirmoi zyrtarisht se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. /Prive By Liberta Spahiu



