Duket se ujërat në marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos janë trazuar sërish.
Një lëvizje e fundit dhe e papritur në rrjetet e tyre sociale nuk kishte se si t’i ikte syrit të mprehtë të “Prive By Liberta Spahiu”.
Çifti i këtij edicioni të BBVA5, sapo i ka bërë “unfollow” njëri-tjetrit në Instagram, duke ndezur menjëherë alarmet për një ndarje të mundshme.
Ky detaj nuk është i vetmi që ngre dyshime të forta. Brikena ka shkuar edhe një hap më tej duke ndryshuar foton e saj të profilit, ku më parë shfaqej krah Mateos. Tashmë, ajo ka vendosur një imazh ku shfaqet krejtësisht e vetme, gjë që shton akoma më shumë zërat se mes dyshes ka një krizë të thellë.
Kjo lëvizje vjen vetëm pak kohë pasi “Prive By Liberta Spahiu” raportoi e para pasditen e djeshme se diçka nuk po shkonte mes tyre. Mediumi ynë se çifti kishte fshirë të gjitha fotot e përbashkëta që kishin në profilet e tyre, duke paralajmëruar kështu një krizë të mundshme në çift, e cila sot u vulos me “unfollow”.
Megjithatë, pikëpyetjet mbeten të mëdha: A është kjo një ndarje përfundimtare apo thjesht një lëvizje e mirëmenduar strategjike? Këto dyshime shtohen duke pasur parasysh se shumë shpejt pritet të startojë emisioni “Top Arena”, ku çifti ishte konfirmuar se do të ishin së bashku, madje me Brikenën në rolin e moderatores.
Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një dramë të vërtetë dashurie apo për një marketing të zgjuar për të tërhequr vëmendjen përpara fillimit të projektit të ri televiziv. /Prive By Liberta Spahiu



